Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,362 ▼ -2.21% ETH $1,998 ▼ -2.35% XRP $1.3378 ▼ -0.59% SOL $83.1100 ▼ -2.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Mbështes dërgimin e ligjit të tatimeve në Kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se “kjo nuk ka qenë një javë e mirë për ekonominë fatkeqësisht”.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se “ligji Tatimeve që kaloi në parlament këtë javë rriti taksat për 17 mijë profesionistë, që do të paguajnë 20 mln euro”.

“Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale do të sjellë 20 mln euro shtesë që do të paguhen nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Prej shtresës së mesme. Tatimi socialist mbi shtresën e mesme. Po i detyron të largohen nga vendi. Ato, kanë më pak mundësi t’ia dalin në Shqipëri. Me pagë të ndershme. Me punë të ndershme”, nënvizoi Tabaku duke shtuar se për këtë arsye ata largohen.

Tabaku u shpreh se “mbështes të gjithë profesionistët që do e çojnë në GJK. Do i mbështes në betejën e tyre atje. Do i mbështes në betejën në parlament. Do i mbështes për ta ndryshuar këtë sistem”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.