☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.22 ▲0.77%
ARI 5,011 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,442 ▲ +3.28% ETH $2,360 ▲ +10.42% XRP $1.5305 ▲ +7.25% SOL $96.4000 ▲ +7.23%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▲0.77 % ARI 5,011 ▲0.18 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▲0.77 % ARI 5,011 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Tahiri: Kosova do të ndihmojë në integrimin e rajonit!

Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, në takim me ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, tha se Kosova do të vazhdojë të jetë promotor i paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe përkushtimi për dialogun e Brukselit do të ndihmojë integrimin e Kosovën dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.

tahiri-kosova-do-ta-ndihmoj-euml-integrimin-e-rajonit_hdMinistrja Edita Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Zvicrës dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e rëndësishme.

“Jemi të përkushtuar për të zhvilluar dhe përparuar shtetin me vizionin euroatlantik, duke bërë progres substancial në fushat prioritare të sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik në të mirë të qytetarëve të vendit tonë. Kosova do të vazhdojë të jetë promotor i paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe përkushtimi jonë për dialogun e Brukselit do të ndihmojë integrimin evropian për Kosovën dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja Tahiri.

Ndërsa, ambasadorja Lang theksoi se Zvicra do të vazhdojë mbështetjen për progresin në Kosovë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë përparime të reja në të ardhmen.

Ajo vlerësoi prioritet e përcaktuara nga Qeveria e Kosovës duke shprehur bindjen për sukseset e reja të shtetit të Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, sidomos për rolin e saj në bashkëpunimet rajonale dhe fqinjësinë e mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.