☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.22 ▼4.55%
ARI 5,011 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,265 ▲ +3.45% ETH $2,347 ▲ +10.12% XRP $1.5283 ▲ +7.65% SOL $95.7500 ▲ +7.71%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

“Tahiri”, PS nuk autorizon arrestimin. Manja: Prokuroria s’ka prova

Deputetët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit nuk kanë dhënë votën pro heqjes së imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se provat e prokurorisë janë të pamjaftueshme për të autorizuar arrestimin e Tahirit.
“Ne e pranuam kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës dhe personal të Tahirit, konform rregullave të Kodit të Procedurës Penale, që do të thotë se prokuroria është e lirë të vijojë me dinamikën e hetimit. Ndërsa lidhur me kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, ne si shumicë çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetej në prova, siç e kërkon Kushtetuta. Pra, prokuroria është e lirë që pasi të kemi një vendim në seancë plenare, të vazhdojë hetimet. Ne e garantojmë se do t’i japim mbështetjen e duhur për të arritur të vërtetën”, ka thënë Manja.
Ndërkohë, deputetët e opozitës, PD dhe LSI, mësohet se kanë votuar pro heqjes së imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin kriminal të Habilajve. Këshilli do të dalë me dy raporte për seancën plenare të së mërkurës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.