🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.46 ▲2.71%
ARI 4,661 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,622 ▼ -0.82% ETH $2,105 ▼ -1.24% XRP $1.3103 ▼ -2.22% SOL $79.5200 ▼ -2.93%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.46 ▲2.71 % ARI 4,661 ▼0.51 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.46 ▲2.71 % ARI 4,661 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Tajvan, shpërthim në tren, plagosen 24 persona

Një shpërthim i fortë në një tren pasagjerësh në kryeqytetin e Tajvanit, Tajpei, mbrëmjen e së enjtes shkaktoi të paktën 24 të plagosur.

Ngjarja ndodhi pak përpara mesante dhe disa prej pasagjerëve kanë djegie të mëdha në trup. Burime policore i thanë mediave lokale se kishin gjetur një tub të shkëputur me lëndë eksplozive, i cili ngjasonte me një fishekzjarr.

Kryeministri Lin Chuan foli për një gjest “dashkeq”, por policia nuk e përjashton krejtësisht dhe mundësinë e një aksidenti.

Shefi i skuadrës së çaktivizimit të bombave, Lee Tzu-wen sqaroi për shtypin vendas se hetuesit kishin gjetur një tub të thyer metali 15 cm të gjatë, të mbushur me lëndë plasëse e të vendosur në një çantë shpine të zezë. Besohet se pikërisht ky ka qenë dhe shkaku i shpërthimit.

“Pati një shpërthim e pastaj dritat në vagon ikën. Njerëzit u tmerruan e nisën të bërtisnin me të madhe”, rrëfeu një nga pasagjerët.

Të tjerë dëshmitarë okularë pretendojnë se pak përpara ngjarjes kanë parë të hyjë në tren një burrë me një objekt drejtkëndor në duar.

Pas këtij episodi u kërkua shtimi i menjëhershëm i masave të sigurisë në stacionet e trenave dhe të metrove të ishullit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.