Takim përshëndetës Orav-Ademi, ju jepet rëndësi reformave që shpiejnë drejt BE-së
Zëvendëskryeministri Arbër Ademi për Çështje Evropiane dhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni dhe Euroambasadori Aivo Orav sot kanë realizuar një takim përshëndetës ku kanë folur edhe për sfidat e Maqedonisë në rrugëtimin drejt BE-së.
Në veçanti u theksua bashkëpunimi dhe partneriteti që Euroambasadori Orav pati me Sekretariatin për Çështje Evropiane në implementimin e reformave lidhur me BE-në si dhe shfrytëzimin e IPA dhe fondeve tjera Evropiane.
Bashkëbiseduesit përshëndetën arritjen e marrëveshjes politike mes partive politike dhe u dakorduan se tani me rëndësi është implementimi i tërësishëm i marrëveshjes, por edhe më tutje mbetet rëndësia e implementimit të Reformave Urgjente Prioritare në procesin gjithëpërfshirës.
Përndryshe, Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni dhe Euroambasadori Aivo Orav do të transferohet në Mal të Zi kurse në Maqedoni do të zavëndësohet nga Samuel Zhbogar.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.