☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,714 ▼0.44%
DOW 53,386 ▼0.56%
NASDAQ 26,493 ▼0.34%
NAFTA 91.46 ▲0.18%
ARI 4,474 ▼1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,772 ▼ -2.18% ETH $2,457 ▼ -2.28% XRP $1.4032 ▼ -4.64% SOL $101.8200 ▼ -3.45%
S&P 500 7,714 ▼0.44 % DOW 53,386 ▼0.56 % NASDAQ 26,493 ▼0.34 % NAFTA 91.46 ▲0.18 % ARI 4,474 ▼1.45 % S&P 500 7,714 ▼0.44 % DOW 53,386 ▼0.56 % NASDAQ 26,493 ▼0.34 % NAFTA 91.46 ▲0.18 % ARI 4,474 ▼1.45 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Kosova

Takimi i Stambollit, bashkimi i dështuar – hidhërimi i Jusuf Gërvallës me Kadri Zekën

Në tetor të vitit 1981, në një hotel në Stamboll, u zhvillua një takim mes disa prej drejtuesve të organizatave ilegale shqiptare, me synimin për bashkimin e tyre. Por, më shumë se katër dekada më vonë, ajo që ndodhi gjatë tri ditëve të negociatave vazhdon të rrëfehet në mënyra të ndryshme.

Takimi i Stambollit, është tema e radhës e ciklit “Dosjet”, në kuadër të emisionit “Debat Plus”, ku trajtohet ky takim, përpjekjet për bashkimin e organizatave ilegale shqiptare dhe raportet mes figurave të rëndësishme të asaj kohe.

Takimi i Stambollit, sipas materialit të prezantuar në emision, nuk kishte nisur në Stamboll. Përpjekjet për afrimin e organizatave kishin filluar disa muaj më herët, përmes kontakteve dhe letrave.

Në pranverën e vitit 1981, Jusuf Gërvalla i kishte shkruar Sabri Novosellës, duke hedhur idenë për afrim me Organizatën Marksiste-Leniniste të Kosovës.

Sipas rrëfimit të sjellë në “Dosjet”, kjo letër është publikuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, “Me tre yjet e pavdekësisë”.

Por, pavarësisht kësaj përpjekjeje fillestare për afrim, disa muaj më vonë procesi do të shoqërohej me pakënaqësi dhe zhgënjim.

Sipas dëshmisë së Sadri Novosellës, Jusuf Gërvalla kishte pasur kontakte me Kadri Zekën dhe kishte shprehur dëshirë që të ishte pjesë e bashkimit.

“Kadri Zeka ka pasë kontakte me Jusuf Gërvallën dhe tash u afruan shumë punët edhe Jusufi kishim qef gjithqysh me qenë në atë bashkim, me u bashku. Me ardh Jusuf Gërvalla në Stamboll, por nuk kishte pasaportë për me udhëtu jashtë Gjermanisë. Atëherë erdhën Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla”, u shpreh Sadri Novosella.

Për shkak të pamundësisë së Jusuf Gërvallës për të udhëtuar drejt Stambollit, në takim morën pjesë Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla dhe Sabri Novosella.

Për tri ditë, ata negociuan mbi mundësinë e bashkimit të organizatave ilegale shqiptare.

Megjithatë, për atë që është diskutuar konkretisht brenda dhomës së hotelit nuk ekziston një procesverbal i takimit, incizim apo fotografi. Rrëfimet janë mbështetur kryesisht në kujtimet dhe dëshmitë e protagonistëve apo personave që kanë trajtuar këtë periudhë.

Një prej elementeve të takimit ishte edhe dokumenti politik që Kadri Zeka kishte marrë me vete në Stamboll.

Sipas dëshmisë së Saime Isufit, Kadriu kishte shkuar me dokumente të përgatitura përpara tij.

Por, pikërisht te përmbajtja e negociatave dhe kushtet e bashkimit, rrëfimet fillojnë të dallojnë.

Një nga dëshmitë e tij, Novosella e përshkruan procesin si një bashkim që nuk ishte i pakushtëzuar.

“Faktikisht, bashkimi na doli me kushte. Ne jemi për bashkimin e organizatave, mundet me një emër të ri, marksizëm-leninizëm aty nuk ka, ne luftojmë për çlirimin e territoreve shqiptare dhe bashkimin me Nënë Shqipërinë, kështu që ato bashkime definitive nuk ka pasë.”

Kështu, takimi i Stambollit mbetet një prej episodeve më të diskutuara të përpjekjeve për bashkimin e organizatave ilegale shqiptare në vitet ’80.

Nga njëra anë, ai shihet si një përpjekje serioze për të bashkuar forcat politike dhe organizative.

Nga ana tjetër, dëshmitë e sjella në ciklin “Dosjet” flasin për mospajtime rreth kushteve, ideologjisë dhe mënyrës së organizimit.

Tre njerëz, tri ditë dhe një tavolinë negociatash – 44 vjet më vonë, takimi i Stambollit vazhdon të mbetet objekt i rrëfimeve të ndryshme, ndërsa marrëdhënia mes Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës mbetet një prej dimensioneve më të debatueshme të kësaj historie./Tv Dukagjini/

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.