☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,996 ▲ +0.66% ETH $2,266 ▲ +0.75% XRP $1.2524 ▲ +0.33% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama paralajmëroi shpronësimin e tokës së sherrit në Vlorë, Bardhi: Gjobë për shqiptarët, SPAK të veprojë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpronësimin e zonës në Orikum, ku konflikti mbi pronësinë dhe zhvillimin e projekteve përplasi dy biznesmenë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e ka kundërshtuar vendimin, duke argumentuar se shpronësimi do të sillte kompensim me fonde publike për palët e përfshira në konflikt.

Sipas deputetit demokrat, përplasja lidhet me mbivendosjen e të drejtave të zhvillimit mbi prona që, sipas tij, janë miratuar përmes vendimmarrjeve të institucioneve shtetërore. Bardhi pretendon se një prej biznesmenëve është shpallur investitor strategjik dhe ka përfituar të drejta mbi një sipërfaqe të konsiderueshme toke publike, ndërsa biznesmeni tjetër ka marrë leje për një projekt të ngjashëm.

Bardhi e akuzon kryeministrin se po përpiqet ta mbyllë çështjen përmes shpronësimit, në vend që të hetohen përgjegjësitë për mënyrën se si janë dhënë statuset dhe lejet përkatëse.

Ai kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke pretenduar se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë vendimmarrjen që lidhet me pronat dhe projektet në konflikt.

“Shpronësim do të thotë kompensim me para publike”, shprehet Bardhi, duke argumentuar se kostoja e një vendimi të tillë do të rëndonte mbi buxhetin dhe taksapaguesit shqiptarë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkon gjithashtu verifikimin e ligjshmërisë së vendimeve dhe dokumentacionit të pronësisë, ndërsa ngre pretendimin se në rast se konstatohen shkelje, përgjegjësit duhet të përballen me hetim penal.

Në përfundim të reagimit të tij, Bardhi i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetimet dhe të verifikojë nëse vendimmarrja për shpronësimin synon të mbyllë konfliktin pa u përcaktuar përgjegjësitë për krijimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.