☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.98 ▲1.58%
ARI 4,700 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,149 ▲ +0.88% ETH $2,109 ▲ +2.41% XRP $1.3419 ▲ +1.57% SOL $83.4200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Takimi i Zyrtarëve Zgjedhorë Europianë diskuton pjesëmarrjen e grave në zgjedhje

KQZ3-466x350Konferenca e 23-të Vjetore dhe Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Europianë (ACEEEO), që zhvilloi së fundi punimet në Bukuresht, trajtoi dy aspekte të rëndësishme të organeve të administrimit zgjedhor, siç janë pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe në jetën publike, si dhe planifikimi i zgjedhjeve të përgjithshme.

Në këtë takim, ku mori pjesë dhe një delegacion i KQZ-së, kryetarja Lefterije Luzi, referoi rastin shqiptar të pjesëmarrjes së gruas në zgjedhje, duke vënë në pah angazhimin e saj në rritje në jetën publike, si dhe pjesëmarrjen në proceset zgjedhore.
Ajo evidentoi arritjet që solli ligji për barazinë gjinore, si dhe përfshirjen e kuotave në kodin zgjedhor, një kuadër ligjor, i cili dyfishoi përfaqësimin e grave në organet e zgjedhura, si dhe analizoi sjelljen e aktorëve të ndryshëm ndaj këtyre ndryshimeve.
Duke evidentur rritjen e përfaqësimit të grave në organet e zgjedhura, ajo theksoi se krahas arritjeve, pjesëmarrja e gruas në procesin zgjedhor në pozita të barabarta me burrat, bart ende sfida për gjithë shoqërinë shqiptare, partitë politike dhe ligjvënësit shqiptarë.
Në këtë kuadër, u prezantua për pjesëmarrësit angazhimi i KQZ-së për trajtimin me të gjithë aktorët e fushës të dobësive të sistemit, të cilat zbehin përfaqësimin e grave në çdo etapë të procesit zgjedhor, si dhe gjetjet për përmirësime të mundshme të Kodit Zgjedhor.
Pjesëmarrësit në konferencë theksuan se e drejta për të votuar e grave duhet të sigurohet pa asnjë lloj diskriminimi dhe trupat e menaxhimit të zgjedhjeve luajnë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Gjithashtu, u ra dakord që këto sfida nuk mund të përballen pa një bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet organeve ligjvënëse, trupave të menaxhimit të zgjedhjeve, partive politike dhe aktorëve të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.