Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,545 ▼0.55%
DOW 45,881 ▼0.71%
NASDAQ 21,809 ▼0.63%
NAFTA 92.43 ▲4.88%
ARI 4,375 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,291 ▼ -1.23% ETH $2,137 ▼ -1.34% XRP $1.4032 ▼ -2.16% SOL $90.1200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,545 ▼0.55 % DOW 45,881 ▼0.71 % NASDAQ 21,809 ▼0.63 % NAFTA 92.43 ▲4.88 % ARI 4,375 ▼0.73 % S&P 500 6,545 ▼0.55 % DOW 45,881 ▼0.71 % NASDAQ 21,809 ▼0.63 % NAFTA 92.43 ▲4.88 % ARI 4,375 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Taksa për blerjet online, Posta Shqiptare kundër Doganave

Dërgesat postare dhe pagesën e TVSH­së për blerjet online, qytetarët nga 22 gushti kanë mundësi ta bëjnë në filialin e qendrës tranzite të Postës Shqiptare. Edhe qytetarët nga rrethet nuk do të kenë detyrimin të paraqiten në postën e Tiranës, pasi veprimet për zhdoganimin, pagesën dhe tërheqjen e pakove do të kryhen në filialet e postës pranë rretheve.

Procedurat e reja lehtësuese për blerjet online u njoftuan dje nga Posta Shqiptare, edhe pse ajo shprehet se nuk bie dakord me vendimin e qeverisë për uljen e pragut të pataksueshëm në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga jashtë.

Posta Shqiptare ka shpjeguar arsyet pse nuk bie dakord me vendimin e qeverisë për taksën 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat me postë.

“Posta Shqiptare, duke marrë shkas nga vendimi i fundit i qeverisë, në lidhje me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore, në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, e marrë kjo me iniciativë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sqaron opinionin publik dhe të gjithë klientët që qëndrimi i saj ka qenë dhe mbetet se ‘tregtia online’ duhet inkurajuar, duke rritur pragun e përjashtimeve doganore si një tendencë botërore, e cila redukton kostot dhe kënaq pritshmëritë e nevojat e konsumatorit vendës”

“Gjithashtu, ‘tregtia online’ përbën një fluks të ardhurash të konsiderueshme për Postën Shqiptare (si shoqëri tregtare publike), siç është edhe për operatorët globalë postarë”, shprehet Posta Shqiptare në njoftimin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.