☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.05 ▲3.68%
ARI 4,824 ▼3.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,318 ▼ -4.59% ETH $2,202 ▼ -5.74% XRP $1.4670 ▼ -4.31% SOL $90.4000 ▼ -5.13%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

TAP, tubacionet mbërrijnë në Portin e Durrësit në prill të këtij viti

aaaaaTubacionet e gazsjellësit TransAdriatic Pipeline pritet të mbërrijnë në Shqipëri, më saktësisht në Portin e Durrësit në muajin prill të këtij viti. Mësohet se ato janë prodhim gjerman dhe pjesa shqiptare e gazjellësit, do të përbëhet nga rreth 13,000 tuba të cilët pasi do të vijnë në portin e Durrësit do të vendosen përkohësisht në një hapsirë prej 90,000 m2 pranë Shkozetit. Pasi të ketë mbërritur pjesa më e madhe e tubave do të fillojë edhe shpërndarja e tyre në zona të afërta dhe pranë gjurmës së gazjellësit.
Procesi i transportit do të nisë që në muajin prill.
Nga ana tjetër burime pranë TAP bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e tubacioneve do të jenë 18 metra të gjatë, por nuk do të mungojnë edhe ato me gjatësi 12 metra.
Njëkohësisht do të nisë edhe transporti i makinerive të rënda të nevojshme për shtrimin, dhënien e këndeve dhe bashkimin e tubave. Bëhet fjalë për makineri të posaçme që shërbejnë për ndërtimin e tubacioneve të tilla.

Specifikime për tubat

-Tubat që do të përdoren për gazsjellësin TAP do të prodhohen nga firma gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH, pjesë e Salzgitter AG Group.
-Gjatësia e tubave do të jetë 18 metra.
-Diametri i brendshëm i tubit do të jetë 1.22 m.
-Pesha e një tubi të vetëm është 11 ton.
-Në pjesën tokësore të gazsjellësit në Shqipëri do të përdoren afërsisht 13.000 tuba.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.