🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.22 ▲0.36%
ARI 4,782 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,153 ▲ +1.36% ETH $2,213 ▲ +1.31% XRP $1.3413 ▲ +0.65% SOL $83.6000 ▲ +1.59%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.22 ▲0.36 % ARI 4,782 ▼0.75 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.22 ▲0.36 % ARI 4,782 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
roze

Tarantino: Pas filmit të 10 tërhiqem

tarantino-quentin3Pas zërash të pakonfirmuar që kanë qarkulluar për vite të tëra, Quentin Tarantino ka folur vetë mbi mundësinë e uljes së siparit të karierës së tij.

Ai e ka bërë këtë gjatë një bashkëbisedimi mbi filmin e tij të ardhshëm “The Hateful Eight”, që do të shfaqet së shpejti në kinematë amerikane.

“Më pëlqen fakti që do të lë një filmografi me 10 filma, që do të thotë se më duhen edhe dy para se të tërhiqem. Nuk e kam gdhendur në gurë këtë, por ky është plani im”, ka thënë producenti i cituar nga portali Deadline.

“Nëse arrij deri tek filmi i dhjetë, bëj një punë të mirë dhe nuk i prish gjërat, atëherë do të jetë një mënyrë e mirë për t’i dhënë fund karierës”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Tarantino nuk e përjashton mundësinë e rikthimit edhe pas filmit të dhjetë. “Nëse më vonë më lind ideja për një film të mirë unë nuk do ta lë atë pa bërë vetëm sepse thash se do të ndalem”, ka vijuar regjisori.

Aktori Kurt Russell, që ndodhej pranë tij në bashkëbisedimin me gazetarët, i tha: “Ti nuk e ke seriozisht këtë, apo jo? Unë nuk dua ta besoj”.

“Epo, bën mirë ta besosh, sepse producentët e vjetër lënë një trashëgimi më të vogël dhe unë timen nuk dua ta shkurtoj”, u përgjigj Tarantino.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.