🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,480 ▼ -3.11% ETH $2,005 ▼ -3.18% XRP $1.3398 ▼ -1.37% SOL $83.5000 ▼ -2.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet kapin rekord me mbledhjen e TVSH-së për korrikun

Taksat

Regjistrohen të ardhurat më të larta në 23 vitet e fundit

taksaTatimet kapin rekordin e 23 viteve me vlerën më të lartë të TVSH-së së mbledhur dhe të rimbursuar për muajin korrik. Në total, administrata tatimore ka arritur të arkëtojë mbi 16 miliardë lekë, që në raport me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave është rreth 10.8% më e lartë ose rreth 1.56 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ku totali i të ardhurave të mbledhura ishte 14.4 miliardë lekë, kjo shifër tregon një rritje prej më shumë se 11% ose rreth 1.6 miliardë lekë. TVSH-ja e rimbursuar gjatë muajit korrik në vlerën prej rreth 1.5 miliardë lekë, është vlera më e lartë historike e rimbursimit të saj.

TVSH-ja

Vlera e TVSH-së së mbledhur për muajin korrik është 2.98 miliardë lekë ose rreth 977 milionë lekë më shumë se planifikimi i parashikuar për këtë muaj. E shprehur në përqindje, kjo shifër është rreth 49% më shumë se planifikimi. Krahasuar me korrik 2013, janë mbledhur rreth 396 milionë lekë më tepër apo mbi 15.34% më shumë TVSH. Po kështu, rimbursimi i TVSH-së për muajin korrik 2014 është rreth 1.5 miliardë lekë ose rreth 91.5% më shumë se rimbursimi i muajit korrik 2013.

Tatimfitimi

Tatimi mbi fitimin, gjatë muajit korrik, janë mbledhur 1.43 miliardë lekë, 46.6% më shumë ose rreth 455 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2013. Kundrejt planifikimit të mbledhjes së të ardhurave, kjo shifër është 2.17% më e lartë.

Sigurimet

Kontribute të Sigurimeve Shoqërore janë mbledhur 5.9 miliardë lekë ose rreth 716 milionë lekë më shumë se muaji korrik 2013, duke realizuar një rritje prej 13.75% më shumë se kjo periudhë e mëparshme. Krahasuar me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave, kjo shifër është 1.23% më e lartë. Realizimi i të ardhurave të pritshme për 7-mujorin, janar–korrik 2014, tregon rritje prej 13.11% krahasuar me janar – korrik 2013, me një total 101 miliardë ose mbi 11.7 miliardë lekë më shumë. Totalin e të ardhurave të mbledhura më shumë për këtë periudhë, e përbëjnë 1.6 miliardë lekë ose 8.71% më shumë TVSH, rreth 3.17 miliardë lekë ose 33.6% më shumë tatim mbi fitimin, rreth 3.3 miliardë lekë më shumë ose 10.17% më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.