🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,450 ▼ -3.42% ETH $2,003 ▼ -3.04% XRP $1.3370 ▼ -1.92% SOL $83.1200 ▼ -3.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet: Kujdes, OJF-të të dorëzojnë bilancet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar njoftimin për zbatimin e procedurave të dorëzimit elektronik të pasqyrave financiare të vitit 2016, nga Organizatat Jofitimprurëse, të cilat duhet të dërgohen elektronikisht tek tatimet brenda 31 marsit.

 

Në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, VKM-së nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr. 9228, datë 29.04.2004″ Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i ndryshuar”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmëndje të të gjithë Organizatave Jofitimprurëse, si më poshtë:

 

Çdo Organizatë Jofitimprurëse, (shoqatë, fondacion, etj) që ushtron veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, etj, është e detyruar të dorëzojë brenda datës 31 Mars të vitit 2017, pasqyrat financiare të vitit ushtrimor 2016.

Ndërsa Organizatat Jofitimprurëse që kanë përgjegjësi tatimore të tatimit mbi fitimin, do të dërgojnë formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.5 datë 30.1.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe bilancin vjetor të veprimtarisë për vitin ushtrimor 2016.

 

Tatimet sqarojnë se dorëzimin e pasqyrave financiare brenda këtij afati e kanë detyrim ligjor bazuar në nenin 18, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, jo vetëm organizatat jofitimprurëse që kanë përgjegjësi tatimore të Tatimit mbi Fitimin, por edhe çdo organizatë joftimprurëse e cila është e përjashtuar nga tatimi mbi fitimin.

 

Pasqyrat financiare të dorëzuara në version pdf (të skanuara) detyrimisht do të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga përfaqësuesi ligjor i organizatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.