⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.01% ETH $2,246 ▲ +0.33% XRP $1.1651 ▼ -1.82% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Të huajt duhet të paguajnë shërbimin shëndetësor, nis aplikimi në qendrat verore

Shërbimet mjekësore që do të jepen për pushuesit e huaj në qendrat shëndetësore do të jenë me pagesë. Tarifat ka nisur të aplikohet në Qendrat Shëndetësore Verore, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shërbimet mjekësore që do të jepen për pushuesit e huaj në qendrat shëndetësore do të jenë me pagesë. Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tarifa ka nisur të aplikohet në Qendrën Shëndetësore Verore në “Plazhin e Vjetër”, dhe pagesat janë të afishuara në dhomat e shërbimit.

“Tashmë shërbimi për turistët e huaj është me pagesë. Çmimet janë të ilustruara që në hyrje të qendrës shëndetësore dhe bëhen me dije që kur futen. Kanë qenë pozitivë dhe kanë qenë të gatshëm të bëjnë pagesën për shërbimin”, tha mjekja Leonarda Kollombo.

Mjekja bën gjithashtu një rezyme të rasteve të cilat marrin mjekim, ku thotë se mbizotërojnë gastroenteritet, pickimet dhe alergjitë. Sipas mjekes, problemet e shëndetit vijnë kryesisht nga temperaturat e larta, dehidratimi apo edhe qëndrimi për një kohë të gjatë në det.

“Përgjithësisht, krahasuar me muajin qershor, fluksi i turistëve është rritur. Kemi pasur kryesisht shqiptarë, krahasuar me turistët e huaj. Kryesisht rastet kanë qenë gastroenterit, që janë shoqëruar me diarre ose jo, dhe reaksionet nga pickimet e insekteve dhe kandilat e detit. Simptomat që kanë pasur janë diarre, të vjella, dhimbje të forta muskulare, reaksione alergjike nga të kruajturat dhe mbajtja e frymës”, shtoi ajo.

Qendrat Shëndetësore Verore janë hapur prej datës 1 qershor në shërbim të pushuesve vendas dhe të huaj, si dhe banorëve të zonës gjatë sezonit veror. Ato ofrojnë ndihmë mjekësore të nevojshme 24 orë çdo ditë të javës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.