☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 103.36 ▲3.31%
ARI 4,327 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,912 ▲ +1.4% ETH $2,514 ▲ +1.27% XRP $1.3986 ▲ +4.16% SOL $101.6500 ▲ +1.87%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.36 ▲3.31 % ARI 4,327 ▼1.87 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.36 ▲3.31 % ARI 4,327 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ftesa e Brahos për gazetarët, Ferhati zbulon detaje për takimin e nesërm në SPAK

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje lidhur me takimin që pritet të zhvillohet të enjten me kreun e SPAK, Klodian Braho. Ferhati u shpreh se ky takim vjen pas disa muajsh nga zgjedhja e tij në dhjetor si kreu i SPAK.

“Për herë të parë pas kaq muajsh zoti Braho na ka ftuar nesër në orën 12:00, por jo takim informal të lutem, një takim informues. Është takim informues i gazetarëve që mbulojnë institucionin, se ndoshta ky “informal” tingëllon pak jo korrekt. Është takim informues.

Çështja është kur ti je në një takim që bën edhe një pyetje për interesin publik për një lajm të caktuar, për një çështje që ti po ndjek, për një kuriozitet që ke e të tjerë me radhë, duhet të ndahet apo jo me publikun. Si rregull, nëse do zbatojmë manualin, duhet të merret dhe pëlqimi i personit të cilin pyet.

Nuk është se është zbatuar shumë. Jo, do ta mendoj se një pyetje të bësh, dy. Do ta mendoj, kuriozitetin më të madh, dy fishekë që do kem do t’i mendoj mirë. Besoj që nesër ndoshta mund të prodhojmë edhe lajm, por është takimi i pare.

Patjetër edhe SPAK-u besoj që tek media ka gjetur një aleat shumë të mirë për të përcjellë atë mesazhin, edhe më të mirin patjetër, pse jo. Dhe kështu duhet të jetë në fund të ditës.

SPAK është një institucion i hapur në kuptimin edhe të paraqitjes, sa i lejohet kuptohet, se ti nuk mund të marrësh informacion për çfarëdolloj gjëje, por ne e kemi gjetur zgjidhjen. Është një institucion i cili të jep edhe nëpërmjet njoftimeve publike që kryesisht i adresohen mediave dhe gazetarëve, njoftimet publike të SPAK-ut mund të shikosh një përshkrim të cilin mund ta kuptojë dhe një qytetar i thjeshtë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.