☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,043 ▼ -4.09% ETH $1,984 ▼ -3.92% XRP $1.3209 ▼ -2.98% SOL $82.6500 ▼ -4.7%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Opinion

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Kim Mehmeti

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë të rinj të aftë dhe të vlefshëm, por atyre u është pushtuar hapësira nga politikanët injorantë që janë të përdorshëm vetëm për palën maqedonase dhe që paguhen për ta mbrojtur shtetin nga shqiptarët e mençur.

Një ndër ta është edhe Mevlan Ademi, i njohur si iniciator i shumë lëvizjeve studentore, përfshirë edhe atë për provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Për fatin e tij, si dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, sot për herë të parë, mëmëdheu ka në Shkup një ambasador si Denion Mejdani, i cili e ka kuptuar se ne mund të jetojmë edhe në më shumë “shtëpi” të ndara, por së bashku duhet ta mirëmbajmë kopshtin e vlerave mbarëshqiptare.

Duke qenë i tillë, ai gjithmonë ua shtrin dorën të rinjve të këtushëm, prandaj edhe emrin e tij e dinë pothuajse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për dallim nga shumë ambasadorë të mëparshëm të Shqipërisë, për të cilët askush nuk e mori vesh se kush ishin si dhe, as pse erdhën, e as pse shkuan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.