Politika

“Të mos cenohet marrëveshja e 5 qershorit”, Varhelyi për mbledhjen e Këshillit Politik: Ndryshimet e sistemit zgjedhor me konsensus

Komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi me anë të një reagimi në Tëitter ka përshëndetur dakordësinë e gjetur mes palëve në Shqipëri për të mbledhur sërish Këshillin Politik ditën e hënë.
Në reagimin e tij, Varhelyi shkruan se gjithë përfshirja është mënyra më e mirë për zgjedhjet, të cilat duhet të diskutohen.
Më tej Komisioneri për zgjerimin thekson se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.
“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit të ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE”, tha Varhelyi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button