Të moshuarit që na bëjnë të kuptojmë se për t’u argëtuar nuk është kurrë vonë
Çfarë do të thotë që të dini të argëtoheni në moshën e tretë? Zbulojeni më poshtë, në këtë listë fantastike me çiftet që nuk e kanë humbur asnjëherë humorin!
Në të gjitha moshat është gjithmonë mirë të gjeni diçka që ju lejon të argëtoheni, të kaloni momente të bukura vetëm për vetëm, ose në shoqërinë e personave të cilët i keni pranë, apo të shijoni atë çka jeta është në gjendje t’ju dhurojë.
Për këtë arsye, sot kemi vendosur t’ju propozojmë një klasifikim fantastik, i gjithi i dedikuar atyre personave të cilët mendojnë se kur plakemi, nuk kemi më kohë për t’u argëtuar: çiftet e mëposhtëm, të moshuar, do t’ju bëjnë të kuptoni se asnjëherë nuk jeni të vjetër për të jetuar momente argëtuese dhe se humori i mirë, duhet të jetë gjithnjë i pranishëm në çdo rast, pavarësisht anëve negative të jetës!
- Çifti i të moshuarve “pilotë të kualifikuar”
E nisim me këta dy të moshuar simpatikë: atyre u pëlqen të dalin xhiro gjithmonë bashkë, por…me dy “mjete” krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri! Gruaja i jep asaj e cila duket si një karrocë normale për persona me probleme fizike, të cilat e pengojnë të ecë, ndërkohë që burri e ndjek nga pas me “kalin e vogël” me ngjyrë të bardhë – me shumë gdhendje, për t’u dukur si i vërtetë!
- Çifti i të moshuarve rusë, të martuar prej 65 vjetësh
Pas vitesh e vitesh martesë, këta dy persona njihen qysh kur kanë filluar të mbajnë mend. Çdo njëri e njeh shumë mirë tjetrin, i dinë të gjitha detajet të cilat u përkasin çështjeve intime dhe personale. Ky çift fantastik ka 65 vjet që është martuar. Ata janë nga fshati Halilov i Rusisë. Bashkë janë me të vërtetë shumë mirë, madje ata arrijnë të argëtohen sikur të ishin ende në fazën e parë të lidhjes së tyre!
- Si të ndiheni ende të rinj në pak lëvizje
Edhe në këtë rast është një çift tepër i lezetshëm e me plot gjallëri: duket se kështu është më shumë ajo e cila ka hipur në karrocën e pazareve, sikur të ishte një fëmijë i cili nuk e ka parë kurrë botën. Duket se ai është mësuar me këtë “tekë” të saj, madje me të është edhe shumë i dashur.
- Shtatë minuta të qeshura pas gruas së tij
Kjo skenë (në foton nr. 7) ka zgjatur 7 minuta, ashtu siç më pas është thënë nga të dy: ajo po peshohej, për të kuptuar nëse aktiviteti fizik i ushtruar deri në atë moment, kishte dhënë frytet e tij; ndërsa ai donte vetëm të argëtohej dhe të gjente një moment lavdie, duke u përpjekur “ta çmendë” atë në të gjitha mënyrat. Ajo qëndroi mbi peshore për 7 minuta, sepse shifrat e kilogramëve të saj ndryshonin nga minuta në minutë, derisa pa të shoqin i cili i qëndronte mbrapa e po i bënte një shaka! Shumë argëtuese, apo jo?!
- Demonstrimi i dashurisë: një përqafim i ngrohtë në publik
Si mund t’i tregohet dashuria gjysmës së jetës suaj? Ka mënyra të ndryshme dhe një nga ato është padyshim demonstrimi i dashurisë në publik, me përqafime, puthje, ledhatime dhe gjeste të ndryshme dashurie (që padyshim jo të gjithë i vlerësojnë në të njëjtën mënyrë, por kjo është një temë tjetër). Kjo zonjë e moshuar mjaft simpatike përqafon në publik dashurinë e jetës së saj (foto nr. 6). Çfarë ka më të bukur se sa kjo në këtë botë!?
- Ngjyrosje, ndërkohë që presin t’ju shërbehet dreka
Çfarë mund të bëni në një restorant kur prisni t’ju shërbejnë? Ky çift i bukur zotërinjsh të moshuar, ka vendosur të ngjyrosë figura të ndryshme: një pasion të cilin të dy e kanë ndarë gjatë gjithë jetës e që vazhdojnë ta ndajnë edhe sot, pas gjithë atyre gjërave që kanë kaluar së bashku!
- Si mund të festoni me stil, 50-vjetorin e martesës
Viti i 50 i martesës së këtyre të moshuarve ka qenë një nga përvjetorët më të çmendur të të gjitha kohërave: në fakt, të dy kanë vendosur ta festojnë më së miri, me një kuart të bukur (motor me katër rrota) ku në pjesën e pasme, për zonjën kanë vendosur një kolltuk!
- Ashtu si “Braccio di Ferro” dhe “Olivia”
Ata janë veshur dhe trukuar si dy personazhet më të njohur të ekranit për fëmijë: Popeye, i famshmi Braccio di Ferro (Krahë hekurti) dhe e dashura e tij simpatike, Olivia.
- Motoçiklist lind dhe mbetesh për gjithë jetën
Ka nga ata të cilët thonë se motoçiklist lind, por ka edhe nga ata që thonë se, edhe lind edhe mbetesh i tillë për të gjithë jetën: ky është demonstrimi (foto nr. 2) i dy të moshuarve në një motor antik dhe shumë të veçantë; ai me një kaskë biçiklete, ndërsa ajo pa kaskë fare, duke i treguar aparatit fotografik gishti e mesit, si një gangstere e vërtetë!
- Pasioni për skateboard
Ata jo pa qëllim zënë vendin e parë të këtij klasifikimi interesant! Bëhet fjalë për një çift të cilët e pëlqejnë shumë skateboard-in. Fakti më interesant në të gjithë këtë është se ata e përdorin këtë gjë edhe në mënyrë figurative për të gjetur ekuilibrin edhe në marrëdhënien e tyre disavjeçare, në një kohë që argëtohen pa masë.
Burimi: Curiosone