Bota

Të paktën 60 të vdekur dhe 130 të plagosur nga një sulm kamikaz

ee789-364x350Një atentat kamikaz me bombë në krahun pakistanez të kufirit me Indinë shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave dje në mbrëmje, ndërkohë që autoritetet në të dy krahët mbyllën përkohësisht kufirin për udhëtarët dhe tregtarët, sipas burimeve zyrtare.

Dymbëdhjetë persona vdiqën për shkak të plagëve gjatë mbrëmjes, duke e rritur numrin nga 48 që ishte kur kamikazi taleban hodhi veten në erë pranë një turme që po shihte ceremoninë e heqjes së flamurit në pikën kufitare Vagah pranë qytetit lindor pakistanez Lahore, njoftoi Kurram Shahzad, doktor në spitalin “Khurki”.

Më shumë se 130 persona u plagosën në një ngasulmet më të rënda që godasin vendin disa muaj rrjesht, tha Tahir Javed Khan, kryetar i grupit paramilitar që ruan kufirin.

Khan tha se kufiri është mbyllur përkohësisht pasi policia gjeti një bombë tjetër në një zonë parkimi.

Dhjetra pasagjerë nëpër autobusë dhe rreth 300 kamionë të mbushur me mallra kalojnë kufirin çdo ditë.

Ky sulm ndodhi në një moment që masat e sigurisë ishin në nivel maksimal në pakistan me rastin e muajit shiit të vajit, të quajtur ndryshe Sukhera. Gjatë këtij muaji shiitët janë shpesh herë shënestër e sulmeve sektare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button