Të shtëna me armë në Pejë/ Vriten dy persona, mes viktimave dyshohet kandidati për kryetar i PDK-së
Paraprakisht dyshohet se njëri nga viktimat dyshohet të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Astrit Ademaj.
Ndërkohë Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Pejës ka treguar dy nga tre personat e shtrirë në spital kanë ardhur pa shenja jete. “Krejt çka mund të konfirmoj në këto momente është që dy persona kanë ardhur pa shenja jete”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi ka treguar se rasti është duke u hetuar nga prokuroria.
“Dy persona kanë ndërruar jetë di pasojë e një incidenti me armë zjarri dhe një person tjetër është plagosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokuroria e departamentit te krimeve të rënda së bashku me njësitet policore me ç’rast janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Nikçi.