Të shtëna me armë, plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë. Nga të shtënat u plagos një person.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës, IPK. Ngjarja dyshohet se nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të autorit të dyshuar i cili është identifikuar.
The post Të shtëna me armë, plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.