☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,601 ▲1.45%
DOW 46,350 ▲1.69%
NASDAQ 21,980 ▲1.54%
NAFTA 87.59 ▼10.83%
ARI 4,429 ▼3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,968 ▲ +3.27% ETH $2,150 ▲ +3.41% XRP $1.4392 ▲ +3.55% SOL $91.1500 ▲ +4.45%
S&P 500 6,601 ▲1.45 % DOW 46,350 ▲1.69 % NASDAQ 21,980 ▲1.54 % NAFTA 87.59 ▼10.83 % ARI 4,429 ▼3.19 % S&P 500 6,601 ▲1.45 % DOW 46,350 ▲1.69 % NASDAQ 21,980 ▲1.54 % NAFTA 87.59 ▼10.83 % ARI 4,429 ▼3.19 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

“Të vegjlit” e opozitës: Çfarë duam për votimet e 2017-s

Partitë e vogla parlamentare të opozitës ia bënë të qartë qëndrimin e tyre të unifikuar për zgjedhjet edhe ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vllahutin.

“Si opozitë paraqitëm amendimin se me këtë qeverisje nuk shkohet në zgjedhje. Ia thash edhe ambasadores. Kostoja e manipulimit të zgjedhjeve në kurriz të shqiptarëve është shumë herë më e madhe sesa kostoja kohore apo financiare për të realizuar standardet për votimin, numërimin dhe identifikimin elektronik, çështjet e financimit të partive, çështjet që kanë të bëjnë me mediat, dekriminalizimin e procesit, etj”, deklaroi kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Takimi i Vlahutin ishte me të gjitha partitë e vogla parlamentare, të cilat nuk janë kundër përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, por PDIU-ja e mazhorancës këmbënguli më shumë tek depolitizimi i procesit.

Ose të jemi të gjithë pjesë e infrastrukturës zgjedhore, ose sistemi të kalojë në një stad tjetër. Historia e sistemit me dy partitë kryesore, njësoj si sistem Stalinist, që numërojnë dhe rezultatet ua japin të tjerëve aq sa duan dhe si duan ato është një epope që duhet të marrë fund”, deklaroi Mesila Doda.

Kërkesa kryesore që pranohet është ajo e administrimit teknologjik të zgjedhjeve të ardhshme, si numërimi elektronik, e cila do të ç’tensionojë mjaft situatën në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Mimoza Hafizi, deputete e partisë Libra.

Bashkimi Europian ka marrë përsipër të organizojë një takim me ekspertë për t’i dhënë përgjigje çështjes së votimit dhe numërimit elektronik.

Një kusht që opozita e ka cilësuar si të pakalueshëm./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.