☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Teatri i Kukullave në turne veror me premierën “Aventurat e Winnie Pooh”

Teatri i Kukullave ka nisur turneun veror që prej fundit të muajit qershor dhe shfaqjet do të vijojnë deri në fund të gushtit.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Melsi Qirici, tha për ATSH-në se, kjo është hera e parë që vogëlushët e Shqipërisë do të shohin nëpër sheshet e pedonalet e qyteteve te tyre, shfaqjen premierë “Aventurat e Winnie Pooh”, një muzikal argëtues dhe edukues që vjen ekskluzivisht për ta.

“Aktorët e trupës po performojnë në gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, në qytete e fshatra ku teatri i fëmijëve shkon më rrallë”, tha Melsi Qirici.

Skenografia e re lëvizëse është konceptuar enkas për turin veror të Teatrit të Kukullave. Fëmijë të qyteteve të ndryshme po shijojnë një përrallë shumë të dashur dhe shumë aktuale, që flet për miqësinë, bashkëjetesën dhe të qenit të bukur, pikërisht sepse jemi të ndryshëm.

Drejtoresha e QKKF bëri të ditur se, pas përfundimit të turneut veror, kjo shfaqje do të kthehet në shtator, në Teatrin e Kukullave në Tiranë, me një skenografi tjetër për të gjithë vogëlushët dhe familjet e kryeqytetit.

Deri atëherë shfaqja do të jetë ekskluzivitet i fëmijëve të qyteteve të tjera. Sonte arushi Pooh do të jetë në Tushemisht për të vijuar më pas me Thumanën e Shirokën. Më herët shfaqja u dha në Lushnjë, ku sheshi u mbush plot me buzëqeshjet e vogëlushëve dhe prindërve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.