☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Filmi vizatimor “Kau dhe ujku” do të restaurohet për brezat e rinj

Filmi i animuar “Kau dhe ujku” do të restaurohet në kuadër të nismës “Adopto një film për restaurim”, të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Ky film vizatimor do të restaurohet me mbështetjen e zëvendësministres së Kulturës, Lira Pipa.

AQSHF synon të rikthejë në jetë veprat më të çmuara të kinematografisë shqiptare, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë audiovizive për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

“Kau dhe ujku”, një nga filmat e animuar më të dashur për publikun dhe pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kulturore, do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit, për t’u ruajtur dhe përcjellë në cilësinë që meriton.

Kreu i AQSHF, Eljan Tanini falënderoi zëvendësministren Lira Pipa, për mbështetjen e kësaj nisme dhe kontributin e saj në mbrojtjen e trashëgimisë filmike shqiptare.

“Çdo film i restauruar është një pjesë e historisë sonë që rikthehet për të jetuar sërish”, thuhet në faqen online të AQSHF-së.

“Kau dhe ujku” është një përrallë e njohur shqiptare dhe një film vizatimor prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, në vitin 1980, ku regjisor dhe piktor ishte Tonin Vuksani, ndërsa skenari, i Luan Ramës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.