🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.54 ▲0.47%
ARI 3,958 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,438 ▲ +0.8% ETH $2,283 ▲ +1.25% XRP $1.2725 ▲ +1.62% SOL $92.4200 ▲ +0.32%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.54 ▲0.47 % ARI 3,958 ▲0.45 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.54 ▲0.47 % ARI 3,958 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Europa

Zjarret në jug të Francës nxjerrin në dritë qindra predha të Luftës së Dytë Botërore

Zjarret në jug të Francës zbuluan një depo me rreth 400 predha dhe municione historike në fshatin Le Porge, sipas autoriteteve lokale.

Shpërthimet gjatë zjarreve, të cilat fillimisht u mendua se vinin nga bombolat e gazit, mund të kenë qenë municione të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, që shpërthyen për shkak të temperaturave të larta, tha komandanti lokal i zjarrfikësve për mediat franceze.

Më shumë se 100 shpërthime u dëgjuan gjatë natës së dytë të zjarrit, tha kryebashkiaku Martial Zaninetti, duke e krahasuar situatën me “tingullin e luftës”.

Operacionet e çminimit kanë bërë të mundur kthimin e shumicës së banorëve në shtëpitë e tyre, megjithatë kryebashkiaku bëri të ditur se disa zona mbeten ende të ndaluara për qarkullim. Më shumë se 180 shtëpi në zonë u shkatërruan nga zjarri.

“Në territorin e bashkisë sonë kishte depo municionesh të varrosura, por ne nuk e dinim këtë dhe ato shpërthyen,” tha Zaninetti.

Ai tregoi se predhat fluturonin “majtas e djathtas”, ndërsa shtoi se “madje njëra prej tyre përshkoi një shtëpi.”

Në një postim në Instagram të hënën, kryebashkiaku njoftoi se hyrja drejt oqeanit, një kampingu dhe fshatit La Jenny mbetet ende e ndaluar.

Sipas mediave franceze, armët e zbuluara ishin si gjermane, ashtu edhe franceze, dhe përfshinin predha mortajash dhe predha antitank.

Zbulimi erdhi pas zjarrit të madh pyjor që përfshiu rajonin e Gironde, i cili tashmë është vënë nën kontroll pasi dogji pyje për rreth 10 ditë.

Fotografitë e publikuara nga Le Porge të hënën tregonin familje që kërkonin mes rrënojave të djegura të shtëpive të tyre.

Kryeministri francez Sebastien Lecornu falënderoi zjarrfikësit për përpjekjet e tyre, duke deklaruar se “Franca i bëri ballë një krize të paprecedentë.”

Ai theksoi se lufta kundër zjarreve ka hyrë në “një fazë të re” në rajonin e Gironde, ndërsa banorët e evakuuar po kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre.

Gjatë dy javëve të fundit, zjarre të mëdha kanë përfshirë vende të ndryshme të Evropës, kryesisht Francën dhe Spanjën, ku janë evakuuar më shumë se 330 mijë persona.

Franca ishte një nga vendet më të goditura, me rreth 42 mijë hektarë sipërfaqe të djegur në jugperëndim të vendit, duke e bërë këtë një nga zjarret pyjore më të mëdha që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.