Teatri “Skampa” premier, komedinë: Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas
Premiera e komedisë “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” u shfaq në Teatrin Skampa nën regjinë e Donard Hasanit. Vepra trajton historinë e tre personazheve me aftësi të ndryshme dhe ndërveprimet e tyre, duke kombinuar humorin me mesazhe sociale mbi pranimin dhe sfidimin e paragjykimeve.
Henri Çuli, aktor, tha:
“Është një komedi familjare me një mesazh të fortë për shoqërinë. Personat me aftësi të ndryshme duhet të trajtohen njësoj si të gjithë të tjerët.”
Laert Vasili shtoi:
“Publiku e pranoi shumë mirë shfaqjen. Mesazhi kryesor është shpresa dhe vullneti për të ecur përpara pavarësisht sfidave.”
Premiera shënoi fillimin e një rrugëtimi që synon të vazhdojë edhe në skena të tjera, duke nxjerrë në pah se ndryshimet nuk na ndajnë, por mund të na afrojnë më shumë.
The post Teatri “Skampa” premier, komedinë: Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.