Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 29 April 2026
S&P 500 7,139 ▼0.49%
DOW 49,142 ▼0.05%
NASDAQ 24,664 ▼0.9%
NAFTA 103.26 ▲3.33%
ARI 4,580 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
₿ CRYPTO
BTC $77,535 ▲ +1.43% ETH $2,331 ▲ +2.37% XRP $1.3945 ▲ +0.53% SOL $85.0000 ▲ +1.64%
S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 103.26 ▲3.33 % ARI 4,580 ▼0.62 % S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 103.26 ▲3.33 % ARI 4,580 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
29 Apr 2026
Breaking
Kronika

Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu, ja si do të nisë muaji maj

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulja, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për ditët e fundit të muajit prill dhe

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulja, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për ditët e fundit të muajit prill dhe fillimin e muajit maj.

Sipas saj, gjatë këtyre ditëve deri ditën e premte do të kemi një ndryshim gradual të motit. Meteorologia theksoi se dita e nesërme do të jetë një ditë me diell, ndërsa deri ditën e premte do të kemi vranësira, por me temperatura të larta.

Sakaq, ajo theksoi se muaji maj do të mbizotërohet nga temperatura të larta, të cilat, siç e theksoi edhe ajo, do të rriten çdo ditë gradualisht.

“Sot do të jetë një ditë mjaft e ngrohtë dhe me diell. Presim që ditën e sotme temperaturat të arrijnë 27 gradë Celsius. Moti do të jetë i kthjellët, vranësirat do të jenë pjesërisht në pjesën e dytë të ditës, ku në zonat veriore dhe verilindore do të ketë reshje të pakta.

Dita e nesërme do të jetë kryesisht me vranësira të shpeshta, do të kemi reshje të pakta shiu në orët e para të paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë edhe rrebeshe, të cilat do të jenë kryesisht në gjysmën lindore, në zonat e ulëta të Tiranës dhe Elbasanit.

Do të kemi gjithashtu një rënie të temperaturave, pasi vranësirat do të jenë mjaft prezente dhe do të kemi mungesë të rrezatimit të diellit. Nesër temperaturat do të jenë me maksimum deri në 22 gradë Celsius. Është një situatë kalimtare vetëm për 24 orë. Nesër, përsa i përket erës, do të kemi një erë të ftohtë.

Ndërsa duke nisur nga e premtja dhe në fundjavë presim një përmirësim të theksuar të motit, ku dita e diel dhe e shtunë do të jenë me shumë diell dhe pa reshje, me mëngjes të freskët.

Ndërsa të dielën do të kulmojë deri në 26 gradë, ku edhe java tjetër do të jetë me mot të mirë.Edhe gjatë kësaj jave rrebeshet do të jenë të caktuara në kohë të ndryshme, nuk është se do të bjerë shi gjatë gjithë ditës.

Përsa i përket rajonit, parashikohet që të ketë diell dhe temperatura shumë të larta, 24-25 gradë në Kosovë dhe 25-26 në Maqedoninë e Veriut.

Dita e nesërme ka një rënie të theksuar të temperaturave, ku në zona të caktuara të Kosovës do të ketë një rënie deri në 9-10 gradë, një masë e ftohtë që prek veriun e Shqipërisë dhe do të prekë dhe pjesën më të madhe të Kosovës dhe pjesërisht Maqedoninë e Veriut.

Dita e nesërme do të shënojë gjithashtu rrebeshe shiu si në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.Duke nisur nga e premtja dhe në fundjavë, moti do të përmirësohet ndjeshëm dhe javën tjetër temperaturat do të kenë rritje të ndjeshme në vlerat maksimale. Dhe javën tjetër futemi në fund të pranverës. Muaji maj do të shënojë temperatura shumë të larta në vlerat 27-30 gradë”, u shpreh meteorologia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.