Ekonomia

Tenderi për frekuencat shtesë: Plus merr dy breza, Vodafonë një

mobile-bankingMarrja e dy brezave i mundëson Plus që të ofrojë shërbimin 3G, që nuk e kishte deri tani, ndërsa Vodafone, përmes brezit shtesë do të zgjerojë kapacitetet e ofrimit të shërbimit 3G….
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hapur sot ofertat lidhur me tenderin tenderin publik të shpallur në 23 korrik me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 1965 – 1980 MHz çiftuar me 2155- 2170 MHz dhe 5 MHz spektër i paçiftuar 1915 – 1920 MHz”.
Nga hapja e ofertave (afati i fundit për dorëzimine  të cilave ishte ora 10.00 e ditës së sotme) ka rezultuar se kompania Plus Communication ka ofruar 2.97 milionë euro për dy të drejta përdorimi (dy breza).
Për brezin e tretë në tender, Vodafone ka ofruar 1.552 milionë euro dhe AMC 1.55 milionë euro.
Sipas rregullores së garës, në bazë të cilës Plus kishte prioritet dhe vlerës së ofertave, dy breza i merr Plus dhe një brez e merr Vodafone.
Marrja e dy brezave i mundëson Plus që të ofrojë shërbimin 3G, që nuk e kishte deri tani, ndërsa Vodafone, përmes brezit shtesë do të zgjerojë kapacitetet e ofrimit të shërbimit 3G.
Frekuencat
Sipas dokumentit të tenderit, të miratuar pak ditë më parë, procedura e tenderit zhvillohej për të dhënë 4 (katër) Autorizime në brezat e frekuencave, sipas tabelës së mëposhtme për përdorim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Të drejtat e përdorimit Sasia e spektrit
A 2×5 MHz spektër i çiftuar, 1965 -1970 MHz çiftuar me 2155-2160 MHz
B 2×5 MHz spektër i çiftuar 1970-1975 MHz çiftuar me 2160-2165 MHz
C 2×5 MHz spektër i çiftuar 1975-1980 MHz çiftuar me 2165-2170 MHz
D 5 MHz spektër i paçiftuar 1915-1920 MHz
Sipas rezultateve të tenderit, Plus ka marrë dy brezat e parë, ndërsa AMC dhe Vodafone kanë ofertuar p për brezin e tretë pothuajse me të njëjtën shumë, ku Vodafone ofroi vetëm 2.001 euro më shumë se AMC.
Sipas rregullave të tenderit, çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për secilën nga të drejtat e përdorimit A, B, dhe C ishte 1.485.000 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë) euro.
Për brezin e fundit, çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për të drejtën e përdorimit D ishte 110.000 (një qind e dhjetë mijë) euro, po për këtë brez nuk pati asnjë ofertë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button