Tension në sallen e Kuvendit, Meta ndërpret seancën plenare
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërpreu për pesë minuta punimet e seancë plenare, pas fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.
Paloka kërkoi largimin e kryetarit të Kuvendit nga detyra pas akuzave të deputetit Tom Doshi se z. Meta ka porositur një atentat kundër tij.
Meta u detyrua ta ndëpresë më pas seancën, pasi deputetët e djathtë u ngritën në këmbë dhe u afruan tek foltorja e parlamentit duke shkaktuar tension në sallë.
Kreu i Kuvendit ftoi deputetët e djathtë të qetësohen, ndërsa u shpreh i gatshëm për shqyrtimin e kërkesës së tyre që në seancën e sotme.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.