Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 99.99 ▲3.17%
ARI 4,556 ▼2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,375 ▲ +0.88% ETH $2,253 ▼ -0.31% XRP $1.4600 ▲ +0.78% SOL $90.6100 ▼ -0.57%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.99 ▲3.17 % ARI 4,556 ▼2.76 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.99 ▲3.17 % ARI 4,556 ▼2.76 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Kosova

Tensione politike pas përplasjes fizike mes Lushtakut dhe Mehanit, forcat speciale zbarkojnë në Skënderaj, qytetarët…

Një përplasje fizike në një kafene në Skënderaj u kthye të enjten në krizën e rradhës politike në Kosovë para zgjedhjeve të 7 qershorit, por shkaktoi edhe tension publik në këtë qytet. Gjithçka nisi paraditen e së enjtes, kur kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, u përfshi në një incident fizik me zëvendësministrin në detyrë dhe kryetarin e degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani.

Nga aty, situata u përshkallëzua me akuza politike, bastisje të Policisë së Kosovës në Skënderaj dhe dalje të qytetarëve në rrugë. Sipas deklarimeve të Vetëvendosjes, sulmi ndodhi kur Mehani ndodhej në një lokal bashkë me ish-deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë.

Ai u godit fillimisht me telefon, më pas me grushte dhe gotë në kokë. Vetëvendosja publikoi foton ku Mehani dukej i përgjakur, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e quajti sulmin “qyqar dhe të papranueshëm”.

“Hysni Mehani u sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë… Veprimet e tilla nuk na trembin dhe nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet”, deklaroi Kurti.

Nga Spitali i Mitrovicës reagoi edhe ish-deputetja Arjeta Fejza, e cila tha se sulmi ndodhi pa asnjë debat paraprak.

“Ne po bisedonim normalisht. Nuk pati asnjë komunikim me Lushtakun para incidentit”, deklaroi ajo, duke mohuar gjithashtu pretendimet se ishte thirrur slogani “Sami Serbia”.

Nga ana tjetër, Sami Lushtaku pretendoi se kishte qenë vetë objekt sulmi. Ngjarja shkaktoi reagime politike edhe jashtë Vetëvendosjes. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, deklaroi se “dhuna nuk është zgjidhje”, por shtoi se edhe “provokimet dhe gjuha e urrejtjes” kanë ndikuar në tensionimin e klimës politike.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëroi se normalizimi i gjuhës përçarëse po krijon ambient ku dhuna politike rrezikon të shihet si mjet i pranueshëm. Por tensioni nuk përfundoi aty.

Mbrëmjen e së enjtes, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës zbarkoi në Skënderaj. Mediat në Kosovë raportuan për bastisje, kontrolle dhe ndalime personash, mes tyre edhe zëdhënësi i komunës, Amir Lushtaku. Pamjet e forcave speciale me maska në qytet nxitën dhjetëra qytetarë të dalin në rrugë duke kundërshtuar praninë e madhe policore dhe duke kërkuar sqarime nga autoritetet.

Deputetja Ganimete Musliu akuzoi qeverinë për “abuzim me institucionet shtetërore” dhe i bëri thirrje Kurtit të tërhiqte forcat speciale nga Skënderaj. Edhe nënkryetari i komunës, Fadil Nura, reagoi me tone të forta.

“Çdo atmosferë tensioni apo shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë”, deklaroi ai.

Në fund të mbrëmjes reagoi edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila njoftoi se kishte marrë në pyetje disa persona dhe ka dërguar dy të dyshuar në izolim për 48 orë për veprën “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas prokurorisë, Sami Lushtaku dhe një tjetër person nuk iu përgjigjën ftesës për intervistim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.