🌡️
Tiranë 04 June 2026
S&P 500 7,556 ▲0.03%
DOW 51,394 ▲1.39%
NASDAQ 26,695 ▼0.59%
NAFTA 92.76 ▼3.4%
ARI 4,508 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $64,041 ▼ -4.16% ETH $1,775 ▼ -4.38% XRP $1.1736 ▼ -4.66% SOL $69.9300 ▼ -5.88%
S&P 500 7,556 ▲0.03 % DOW 51,394 ▲1.39 % NASDAQ 26,695 ▼0.59 % NAFTA 92.76 ▼3.4 % ARI 4,508 ▲0.91 % S&P 500 7,556 ▲0.03 % DOW 51,394 ▲1.39 % NASDAQ 26,695 ▼0.59 % NAFTA 92.76 ▼3.4 % ARI 4,508 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kosova

SHBA i dha dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh, AFA: SHBA-të kanë qenë gjithmonë më Kosovën në momentet vendimtare

Ditë më parë u bë e ditur se Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh.

E këtë e ka përshëndetur Asociacioni i Shqiptarëve për Amerikën (Albanians For America)

“Një tjetër dëshmi e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Njoftimi se Departamenti amerikan i Shtetit, ka proceduar në Kongresin amerikan lejen për eksportimin e artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovën në vlerë prej mbi 14 milionë dollarësh, është mesazh i qartë besimi ndaj shtetit tonë dhe institucioneve të sigurisë.

Përcjellja për shqyrtim në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan dëshmon seriozitetin institucional dhe mbështetjen bipartizane që gëzon Kosova në Washington”, thuhet në komunikatë.

Tutje në reagim thuhet se nga Humvee, ASV, dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e FSK-së në ushtri profesionale e të denjë për NATO, SHBA-të kanë qenë gjithmonë më Kosovën në momentet vendimtare.

“Angazhimi i FSK-së në misione ndërkombëtare dhe përgatitjet për pjesëmarrje në forcën stabilizuese në Gazë janë dëshmi e rolit gjithnjë e më aktiv të shtetit tonë në krah të aleatëve.

Albanians For America, shprehë mirënjohjen e thellë për Departamentin amerikan të Shtetit, Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, si dhe për të gjitha institucionet amerikane që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në forcimin e sigurisë, sovranitetit dhe rrugëtimit të saj euro-atlantik.

Mbështetja e Amerikës për Kosovën mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë.

Albanians For America mbetet e përkushtuar për forcimin e raporteve Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e çdo hapi që e afron Kosovën me NATO-n dhe familjen euro-atlantike.

Miqësia jonë me Amerikën është aleancë politike, vlerash, lirie dhe besimi në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.