☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,253 ▲ +0.73% ETH $2,701 ▲ +0.67% XRP $1.5003 ▲ +1.1% SOL $121.2700 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, është bërë sportisti i parë britanik miliarder, sipas listës më të fundit “Sunday Times Rich List 2026”.

Pasuria e përbashkët e Beckham dhe bashkëshortes së tij, Victoria Beckham ka arritur në 1 mijë e 185 miliardë paund, sipas përpiluesve të listës së njohur financiare.

Ky nivel pasurie i rendit ata të dytët mes figurave sportive më të pasura, pas familjes së ish-shefit të Formula 1, Bernie Ecclestone, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 2 miliardë paund.

Në listë figurojnë edhe emra të tjerë të njohur të sportit botëror. Golfisti nga Irlanda e Veriut, Rory McIlroy, renditet i shtati me 325 milionë paund, pas suksesit të tij si kampion i dyfishtë i Masters.

Ndërkohë, bashkëpronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, ka rënë nga vendi i shtatë në të nëntin në renditjen e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, pasi pasuria e tij është ulur me 1.85 miliardë paund, duke shkuar në 15.194 miliardë paund.

Beckham, ish-mesfushor i Manchester United, është gjithashtu bashkëpronar i klubit amerikan Inter Miami, i vlerësuar si një nga klubet më të vlefshme të Major League Soccer, me rreth 1 mijë e 7 miliardë paund.

Ai është gjithashtu ambasador i markave të njohura si Adidas dhe Hugo Boss, ndërsa Victoria Beckham ka ndërtuar pasurinë e saj kryesisht përmes linjës së modës, pas famës së fituar si pjesë e grupit “Spice Girls”.

Në listën e miliarderëve britanikë janë futur edhe promotorët Barry dhe Eddie Hearn, me një pasuri të përbashkët të vlerësuar në 1.035 miliardë paund. Barry Hearn është themelues i Matchroom Sport, ndërsa i biri, Eddie Hearn, është një nga promotorët më të njohur të boksit britanik.

Boksieri Anthony Joshua renditet i teti me 240 milionë paund, ndërsa rivali i tij Tyson Fury është një vend më poshtë me 162 milionë paund.

Shtatë herë kampioni i Formula 1, Sir Lewis Hamilton, renditet i pesti me 435 milionë paund, ndërsa kapiteni i Anglisë Harry Kane dhe legjenda e tenisit Sir Andy Murray ndajnë vendin e 10-të me nga 110 milionë paund secili.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.