🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 15 May 2026
S&P 500 7,418 ▼1.11%
DOW 49,627 ▼0.87%
NASDAQ 26,204 ▼1.62%
NAFTA 99.48 ▲2.64%
ARI 4,552 ▼2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,330 ▼ -0.57% ETH $2,234 ▼ -0.79% XRP $1.4447 ▼ -0.17% SOL $89.4800 ▼ -1.58%
S&P 500 7,418 ▼1.11 % DOW 49,627 ▼0.87 % NASDAQ 26,204 ▼1.62 % NAFTA 99.48 ▲2.64 % ARI 4,552 ▼2.85 % S&P 500 7,418 ▼1.11 % DOW 49,627 ▼0.87 % NASDAQ 26,204 ▼1.62 % NAFTA 99.48 ▲2.64 % ARI 4,552 ▼2.85 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Kosova

LDK për vdekjen e Alush Gashit: Humbëm një njeri të urtë e të përkushtuar

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se ka pranuar me “pikëllim të thellë” lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Alush Gashi, një prej themeluesve të kësaj partie dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarit të Kryesisë, Prof. Alush Gashi”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.

Sipas LDK-së, me vdekjen e tij, partia ka humbur “një prej figurave më të respektuara e më dinjitoze”, duke e cilësuar Gashin si njeri të urtë, të përkushtuar dhe me integritet të lartë njerëzor e politik.

“Sot, LDK-ja humbi një prej figurave më të respektuara e më dinjitoze të saj; një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me integritet të lartë njerëzor e politik”, thuhet në reagim.

LDK ka theksuar se Prof. Alush Gashi ishte bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe një prej figurave përfaqësuese të filozofisë rugoviane.

“Prof. Alush Gashi ishte bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe një prej figurave më përfaqësuese të filozofisë rugoviane, të maturisë politike dhe të përkushtimit ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.

Në reagim, LDK thekson se Gashi ka kontribuar për dekada në jetën institucionale, politike dhe akademike të vendit, duke lënë “gjurmë të pashlyeshme” në LDK dhe në shtetndërtimin e Kosovës.

“Me dijen, urtësinë dhe përvojën e tij, ai kontribuoi për dekada në jetën institucionale, politike dhe akademike të vendit… duke lënë gjurmë të pashlyeshme në LDK dhe në shtetndërtimin e Kosovës”, thuhet më tej.

Në fund, LDK i ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, miqve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe anëtarëve të partisë.

“Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjen dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë veprimtarëve e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagim.

“Kujtimi dhe vepra e Prof. Alush Gashit do të mbeten përherë në historinë tonë. U prehtë në paqe, prof. Alush Gashi!”, përfundon postimi i LDK-së. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.