☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,644 ▲ +0.29% ETH $2,157 ▲ +1.02% XRP $1.4386 ▼ -0.54% SOL $90.1300 ▲ +1.5%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Kosova

Tensionet në Kosovë, në rrezik edhe gazetarët e fotoreporterët

Përveç protestuesve dhe policëve, të shumtë kanë qenë edhe gazetarët, që janë lënduar në dy protestat e fundit në Prishtinë. Ekipet e medieve janë përballur me situata të pazakonta, të gjendur mes policisë dhe protestuesve.

Gazetari i portalit “Blic”, Labinot Balaj është rrahur nga policia, sikurse edhe një fotoreporter i pavarur.  Në një tjetër rast, teksa po fotografonte rrahjen e një qytetari nga policia një fotoreporteri i kanë marrë aparatin fotografik dhe ia kanë fshirë të gjitha fotografitë e shkrepura gjatë protestës.

Këto ngjarje kanë ngritur debate mbi fajësinë e të tilla incidenteve, ndërsa vetë ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni u ka bërë thirrje gazetarëve dhe operatorëve të mbajnë me vete mjete identifikuese të mediave gjatë gjithë kohës.

“Do t’ia lehtësonit shumë punën Policisë së Kosovës, e cila është shumë e gatshme dhe e vullnetshme të bashkëpunojë me secilin prej jush, nëse ju identifikoheni në çdolloj mënyre, apo jeni të dallueshëm nga protestuesit e tjerë”, tha Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme, Kosovë.

Por për vet gazetarët, situata si këto nuk është aq e thjeshtë të shmangen.

“Pak përpara përfundimit të protestës, ishim te ‘Grandi’ ku ishte e pozicionuar edhe policia. Në ato momente, e di me saktësi që i kanë arrestuar disa persona dhe ishin duke i futur në makinë. Për një moment, njëri nga pjesëtarët e policisë është kthyer drejt qytetarëve apo protestuesve, ku kishte edhe gazetarë, dhe ka hedhur shufra metali. Shufra ka përfunduar në këmbën time”, tha Jehona Hulaj, gazetare e lënduar nga policia.

“Ata që kanë pësuar më së shumti dëmtime ishim ne, gazetarët dhe kameramanët. Unë pësova një lëndim nga opozitarët, të cilët hodhën gurë në drejtimin tonë. Mua më ka rënë guri në këmbë dhe nuk munda ta jap në kohë lajmin”, tha Shkëndie Ahmeti, gazetare e lënduar nga protestuesit.

Fotoreporteri Avni Uka, i cili ka punuar edhe në kohë lufte në Kosovë, thotë se në këto raste të ruan vetëm kujdesi.

“Rreziku është në të gjitha anët. Nuk mund të fajësosh as protestuesin; prej tij të vjen guri në kokë, në këmbë, në duar; por nuk mund të fajësosh as policinë, nëse të vjen ndonjë plumb gome, ose ndonjë gaz lotsjellës në kokë. Faktikisht duhet të kesh kujdes maksimal”, tha Avni Uka, fotoreporter.

Lëndimeve gjatë raportimit nuk u kanë shpëtuar as ekipet e Top Channel në terren. Megjithatë, deri më tani ende nuk ka një shifër zyrtare të të lënduarve nga radhët e medieve. Vet të lënduarit i konsiderojnë këto ngjarje si rreziqe që sjell puna, edhe pse raportimi në Kosovë i ka sfidat të mëdha në çdo kohë, bazuar kjo dhe në vlerësimin e raporteve prestigjioze ndërkombëtare për lirinë e medias.

/ Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.