Bota

Tensionet/ Trump i vendos kushtin e parë Putinit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se SHBA nuk do të pajtohet të bashkëpunojë me ushtrinë ruse në Siri derisa Moska e pranon se jo të gjitha grupet opozitare siriane janë terroristë.

Gjatë një takimi me homologët nga Franca, Gjermania, Turqia dhe vende të tjera në margjinat e samitit të G20-ës në Bon, Tillerson ka thënë se administrata e Trumpit përkrahë përpjekjet e OKB-së për të arritur paqe në Siri përmes negociatave që pritet të vazhdojnë më 23 shkurt, raporton Rel.

Diplomatët thonë se gjatë takimit, Tillerson ka përmendur se përkrahja e Moskës për qeverinë siriane, që të gjitha grupet opozitare i trajton si “terroristë” do e bënte bashkëpunimin në mes të Moskës dhe Uashingtonit të vështirë.

“Ai e ka bërë të qartë se nuk do të ketë bashkëpunim ushtarak derisa rusët e pranojnë se e gjithë opozita nuk është terroriste”, një diplomat i ka thënë Reutersit.

Ministri i jashtëm francez, Jean Marc Ayrault ka thënë se biseda me Tilerrson ka qenë e mirë.

“Ne i kërkojmë Rusisë që e përkrahë regjimin që të bëjë presion ndaj saj apo të mos konsideroj tërë opozitën si terroriste”, ka thënë Ayrault.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button