☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.01 ▲0.13%
ARI 4,587 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,411 ▲ +0.11% ETH $2,058 ▲ +0.58% XRP $1.3248 ▼ -2% SOL $83.1300 ▼ -0.52%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,587 ▲0.65 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,587 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tensionohet situata në grevën e studentëve të Infermierisë, shkon ministrja Nikolla

Tensionohet situata me studentët e futur në grevë urie në ambientet e Fakultetit të Infermierisë. Gjatë orëve të mbrëmjes ka pasur përplasje me policinë pasi studentët kërkuan të fusnin shtretër në mjediset ku po zhvillohet greva.

studenteNë ambientet e Fakultetit të Infermierisë ka shkuar edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila po bisedon me studentët e pakënaqur.

Mbi 100 studentë kanë nisur grevën e urisë në ambientet e Fakultetit të Infermierisë. Grevistët janë studentë të regjistruar në shtet pas mbylljes së universiteteve private. Studentët kërkojnë uljen e tarifës së shkollimit në universitetin shtetëror.

Në një prononcim për mediat lidhur me grevën e disa studentëve të infermierisë, zv/rektorja e UMT-së shpjegon se “studentët e kanë ditur që në fillim tarifën e regjistrimit” dhe “nuk është greva zgjidhja e duhur për këtë problem, por diskutimi mes palëve”.

Zv/rektorja e Mjekësisë shtoi se “janë 600 studentë të regjistruar dhe vetëm 40 prej tyre e kanë nisur grevën”.

Në ambientet ku studentët kanë vendosur të nisin grevën ka shkuar edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila u ka bërë me dije se tarifat e studimit janë vendosur në bazë të kontratave që vetë studentët kanë bërë me fakultetin.

Studentët e Infermierisë në grevë urie, kundër tarifave të studimit të caktuara nga MAS

Rreth 100 studentë kanë vendosur të nisin një grevë urie në ambientet e Fakultetit të Infermierisë për të kundërshtuar tarifat e shkollimit të vendosura nga Ministria e Arsimit.

“Pas 48 orë proteste maratonë në fakultet dhe pas përgjigjes së ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, sipas të cilës ne duhet të paguajmë 7-fishin, 7 herë më shumë se shokët tanë të klasave dhe se nuk mundet t’ia faturojë taksapaguesve shqiptare kostot e shkollimit tonë, ne i themi: zonja Lindita Nikolla, mos vallë prindërit tanë nuk janë taksapagues të Republikës së Shqipërisë?” – thotë përfaqësuesi i studentëve grevistë, Bernard Progni.

Studentët që kanë vendosur të hyjnë në grevë urie i përkasin asaj kategorie të cilët pas mbylljes së universiteteve private ku studionin u detyruan të transferonin studimet në universitetin shtetëror. Ministria e Arsimit ka vendosur tarifa më të larta shkollimi për këtë kategori studentësh në krahasim me ata studentë që janë pranuar në publik pasi kanë marrë pikët e kërkuara nga Matura Shtetërore gjë që është cilësuar e padrejtë prej tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.