Bota

Terror në Belgjikë, 4 shpërthime dhe 34 të vdekur. ISIS merr përgjegjësinë

Katër shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot në mëngjes në Belgjikë, ky dy kanë ndodhur në aeroportin e Brukselit Zaventem dhe dy të tjerë në metronë Maalbeek dhe Schumann.

Sipas raportimeve që vijnë nga televizioni belg Vrt dhe që ndryshojnë nga momenti në moment, dyshohet se janë gjithsej 34 viktima; 14 të vdekur në aeroportin e Brukselit dhe 20 të tjerë në metro.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri belg, Michel, i cili në një konferencë për shtyp ka pranuar se bëhet fjalë për të paktën 34 viktima dhe 136 të plagosur.

Autoritetet vendase pohojnë se bëhet fjalë për sulme terroriste me kamikazë, pasi janë gjetur xhaketa që mbajnë rripa me eksplozivë.

Rreth 5 orë pas sulmit, xhihadistët e ISIS-it kanë marrë përsipër përgjegjësinë. Lajmi është publikuar nga agjencia egjiptiane e lajmeve “Amaq”, një media pranë organizatës së Shtetit Islamik.

Ndërkohë, policia belge, ka gjetur një automatik kallshnikov në aeroportin e Brukselit dhe një bombë të pashpërthyer.

Belgjike

ISIS kërcënon me sulme të tjera

Pas sulmeve në kryeqytetin belg, ISIS “premton operacione të reja në Europë”. Kërcënimi është shkruar në dokumentin e marrjes së përgjegjësisë nga Shteti islamik për sulmet në Bruksel. Sipas sajtit të gazetës egjiptiane “Al Watan”, “në një komunikatë të publikuar në platformën Telegram, (Daesh, siç njihet ndryshe në arabisht ISIS), pohon që ky operacion është bazuar në një planifikim të shpejtë, por pa dhënë detaje”.

Shpërthimet në kryeqytetin belg

Sipas dëshmitarëve shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm. Re të mëdha tymi janë parë në ajër ndërsa njerëzit janë tronditur nga kjo ngjarje.

Mediat belge raportojnë se të gjithë personat në aeroport janë evakuuar dhe të gjithë fluturimet janë anuluar.

Belgjike 1Mendohet se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por nuk është konfirmuar. Transmetuesi belg RTBF citon një dëshmitar të thotë se, ka njerëz të plagosur ose pa ndjenja në zonën e nisjeve, përball hotel “Sheraton”.

Shpërthimet vijnë katër ditë pas kapjes në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Belgjike shpethim

Dëshmitarët: Para shpërthimeve, të shtëna me armë

Sipas dëshmitarëve të cituara nga mediat, para dy shpërthimeve të ndodhura në aeroport, një person ka ulëritur në gjuhën arabe dhe pastaj ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Belgjike 2Shefi i zjarrfikësve të Brukselit, duke folur direkt në radion belge Rtl, ka konfirmuar se janë të paktën dhjetëra të plagosur pas shpërthimit të dyfishtë të ndodhur sot në mëngjes në aeroportin e Brukselit Zaventem.

Dy shpërthime të tjera në metrotë e Brukselit

Belgjike bombatRaportohet se dy shpërthime të tjera kanë ndodhur pas sulmeve në aeroport në Bruksel. Sipas mediave të huaja shpërthimet kanë ndodhur në metrotë e Maalbeek dhe Schumann, pranë zyrave të Bashkimit Europian. Katër shpërthime kanë tronditur vendin në vetëm pak orë.

metro

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button