Thaçi do ta vizitojë Beogradin nëse atje ka gatishmëri
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë Beogradin më 24 prill, nëse për një gjë të tillë ka gatishmëri atje. Thaçi është ftuar nga organizata joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim, në një konferencë me temën: “Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor”. Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Ministria i është përgjigjur pozitivisht ftesës, sepse “këto vizita e ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”. Ai, megjithatë, ka thënë se kjo është përgjigjja paraprake. “Nëse do të ketë vizitë, nuk varet nga Kosova, por gatishmëria në Beograd”, ka thënë Selimi.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.