🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,130 ▲ +1.05% ETH $2,251 ▲ +1.59% XRP $1.3589 ▲ +0.25% SOL $85.1000 ▲ +0.76%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Kosova në UNESCO, do të aplikojmë përsëri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se “rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, pas votimit gjatë Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, Thaçi theksoi se “shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë”.

Ndërsa ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku tha se “dëm që nuk u arrit numri i duhur për anëtarësim në UNESCO sot, por inkurajohem për mbështetjen e madhe që kemi arritur të mobilizojmë. Na mbështetën 92 shtete! Nuk është moment për tu qarë, por ta shfrytëzojmë këtë si inspirim për punë edhe më të madhe. Kjo s’na ndalë dot, por bën të kthehemi edhe më të fortë”.

“Ta marrim me kokë të ftohtë – dhe të vazhdojmë me përkushtimin tonë. Edhe një herë mburrëm më qasjen pozitive e shembullore që e ka pasur secili që e ka mbështetur Kosovën në UNESCO – një ëndërr që do ta bëjmë realitet patjetër”, shkruan Çollaku në Facebook.

Ndërkohë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehu keqardhjen për mospranimin e Kosovës në UNESCO.

“Kosova e ka merituar plotësisht që të jetë anëtare e kësaj organizate, por votimi i sotëm shpjegon se sa e komplikuar është rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë, por edhe në vetë Kombet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin për shtyp të AAK-së.

[poll id=”19″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.