🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.14 ▼0.41%
ARI 5,006 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,952 ▼ -1.21% ETH $2,319 ▼ -1.2% XRP $1.5189 ▼ -1.19% SOL $94.6700 ▼ -1.39%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.14 ▼0.41 % ARI 5,006 ▼0.04 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.14 ▼0.41 % ARI 5,006 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi, nga Brukseli fajëson Brukselin!

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit ka thënë nga Brukseli se migrimi ilegal i kosovarëve është fenomen shqetësues, por ai pretendon se dihen faktorët e vërtetë se pse po ndodhë një gjë e tillë.

tha-ccedil-i-nga-brukseli-faj-euml-son-brukselin_hdZëvendëskryeministri Thaçi, ka theksuar se vonesa e vendimit për liberalizim e vizave, ka rritur shqetësimin e qytetarëve. Ndërsa, është shprehur i bindur se një vendim për liberalizim mund të merret deri në fund të vitit.

“Ju e dini se sivjet ne do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në ndërkohë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Ka shpresë edhe optimizëm që gjatë këtij viti do të ndodhë liberalizimi e vizave për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, vonesa e Brukselit, në raport me liberalizimin e vizave, ka bërë që të ndodhin këto shqetësime të qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se kosovarët duhet të ndihen evropian dhe të kenë të drejtën e lëvizjes, e cila është një e drejtë e patjetërsueshme.

“Ne i kemi kryer punët tona, Brukseli duhet ta merr vendimin e tij”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur për “largimin” e përkohshëm të “Listës Serbe” nga ekzekutivi dhe legjislativi kosovar, Thaçi ka theksuar se “Srpska” do të jetë pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, pavarësisht rrjedhave të brendshme.

“Natyrisht se hatrimi i vogël për largimin e Jabllanoviqit do të tejkalohet dhe ata do të kthehen në Kuvend dhe në Qeveri”, ka shtuar Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.