☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,192 ▼ -3.66% ETH $1,989 ▼ -3.44% XRP $1.3220 ▼ -2.77% SOL $82.8900 ▼ -3.92%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi nga Sllovenia: E ardhmja e rajonit kalon përmes portës së Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Kosovën ka folur për vizitën e tij në Kroaci dhe takimet që sot do të zhvillojë në Slloveni me presidentin e këtij shtetit, Barut Pahor.
Duke folur për vizitën në Kroaci, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë raporte tradicionalisht shumë të mira dhe në themelet e shtetit të Kroacisë janë djersa, mundi dhe gjaku edhe i djemve të Kosovës, të cilët kanë luftuar për liri dhe pavarësinë e Kroacisë.

“Kroacia mbështet fuqishëm zhvillimin e Kosovës, mbështet fuqishëm themelimin ushtrisë së Kosovës sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe në koordinim me NATO dhe partner tjerë ndërkombëtar”, ka thënë ai për Radio Kosovën, duke shtuar se Kroacia do të jetë mbështetëse edhe në procesin e njohjeve të reja të Kosovës dhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidenti i vendit ka theksuar se shqiptarët në Kroaci përfaqësohen në Kuvendin e Kroacisë dhe luajnë rol të rëndësishëm atje. Thaçi ka folur edhe për vizitën e tij në Slloveni.

“Pas përfundimit të vizitës në Kroaci, një vizitë e shkëlqyer e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, tani do të vazhdojë takimet zyrtare me presidentin slloven, Pahor ku do të bisedojmë për bashkëpunimin në nivel politik, diplomatik, ekonomik, të arsimit dhe sfera tjera institucionale”, ka shtuar ai.

Sipas Thaçit, Kroacia dhe Sllovenia janë mbështetëse të fuqishme të shtetit të Kosovës që e kanë njohur nga të parat shtetin e Kosovë. “Prandaj është jetike për venin tonë që kultivoj këto raporte të miqësisë që Kosovën do ta dërgojnë drejt familjes euroatlantike”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se ai do të merr pjesë edhe në Samitin e liderëve të rajonit, ku do të marrin pjesë mbi 10 presidentë të rajonit, derisa mysafir special do të jetë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Pjesëmarrja e presidentit të Gjermanisë në këtë Samit është një shpresë se ardhmja evropiane e ronit kalon përmes portës së Berlinit. Prandaj dua të besoj që ky takim i presidenteve të rajonit do të jetë një mundësi e thellimit të bashkëpunimit të shteteve tona”, ka theksuar Thaçi për Radio Kosovën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.