Thaçi priti ambasadoren e Turqisë, i shpreh ngushëllime për viktimat në Stamboll
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti ambasadoren e Republikës së Turqisë, Kivilcim Kilic, të cilës i dorëzoi telegram ngushëllimin për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll.
“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, në emër timin dhe të popullit të Kosovës, juve, familjeve të viktimave, presidentit Erdogan dhe tërë popullit të Turqisë”, u shpreh presidenti Thaçi në takim.
“Kjo nuk është feja islame. Kjo nuk është as ideologji fetare e as kombëtare”, tha ai, duke shtuar se “Turqia është e fortë dhe do të përballojë këtë sfidë”.
Ambasadorja Kilic u falënderua për telegramin dhe shtoi se Turqia do të bëhet edhe më e fortë falë solidaritetit dhe përkrahjes nga miqtë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.