☁️
Tiranë 11°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,417 ▼0.93%
DOW 45,542 ▼0.91%
NASDAQ 21,108 ▼1.4%
NAFTA 98.08 ▲3.81%
ARI 4,541 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,008 ▼ -4.26% ETH $1,984 ▼ -3.96% XRP $1.3364 ▼ -1.69% SOL $83.0600 ▼ -4.85%
S&P 500 6,417 ▼0.93 % DOW 45,542 ▼0.91 % NASDAQ 21,108 ▼1.4 % NAFTA 98.08 ▲3.81 % ARI 4,541 ▲2.99 % S&P 500 6,417 ▼0.93 % DOW 45,542 ▼0.91 % NASDAQ 21,108 ▼1.4 % NAFTA 98.08 ▲3.81 % ARI 4,541 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Provokimet e Serbisë, derisa të njohë pavarësinë

Provokimet e shtetit serb, për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojnë derisa ai ta njohë Kosovën e të heqë dorë nga politikat hegjemoniste dhe nacionaliste.

Kreu i Republikës së Kosovës sqaroi edhe njëherë se, ndalimi i trenit serb të propagandës ishte një vendim sovran i autoriteteve përgjegjëse kosovare, aq më tepër kur edhe autoritetet ndërkombëtare ishin njoftuar se lëvizja e trenit do të ndalohej.

Pas Ambasadës amerikane në Prishtinë, në mbrojtje të veprimit të Kosovës ka dalë dhe përfaqësia diplomatike gjermane.

“Kosova, si shtet i pavarur ka të drejtë të vendosë se kush hyn në pikat kufitare të saj”, citohet të ketë thënë ambasadorja Angelika Viets. “Gjermania, – argumenton ajo, – e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, e kjo edhe për veriun e vendit”.

Viets komentoi edhe murin ndarës, të vendosur nga autoritetet lokale të Mitrovicës Veriore, me mbështetjen e Beogradit. “Më vjen keq që Qeverise së Kosovës i duhet të merret vazhdimisht me probleme të cilat i imponohen”, ka theksuar diplomatja e lartë gjermane.

Sipas zyrtarëve të ekzekutivit kosovar, rrëzimi i murit të ngritur pranë urës kryesor mbi lumin Ibër është një vendim i panegociueshëm. Prishtina zyrtare nuk e diskuton shembjen e tij, megjithatë nuk ka dhënë ende ndonjë afat kohor se kur do të realizohet shembja.

Mediet kosovare raportojnë ndërkohë se, në Serbi kanë nisur të shpërndahen fletushka të Ministrisë së Mbrojtjes, ku ftohen serbët për mobizilim ushtarak. Njerëzit udhëzohen të marrin me vete letërnjoftimet kur të paraqiten pranë autoriteteve, e sqarohen se regjistrimi ka nisur në datën 16 janar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.