☁️
Tiranë 15°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,554 ▼0.8%
DOW 45,811 ▼0.46%
NASDAQ 21,839 ▼1.14%
NAFTA 95.99 ▲0.46%
ARI 4,585 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,956 ▲ +0.97% ETH $2,137 ▲ +1.01% XRP $1.4403 ▼ -0.25% SOL $89.3500 ▲ +1.75%
S&P 500 6,554 ▼0.8 % DOW 45,811 ▼0.46 % NASDAQ 21,839 ▼1.14 % NAFTA 95.99 ▲0.46 % ARI 4,585 ▼0.45 % S&P 500 6,554 ▼0.8 % DOW 45,811 ▼0.46 % NASDAQ 21,839 ▼1.14 % NAFTA 95.99 ▲0.46 % ARI 4,585 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit me gjuhën që përdor ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka deklaruar të përditshmes së Beogradit “Danas” se ndihet shumë i lumtur për përkrahjen në të cilën ka ndeshur Kosova në këtë fillim të procesit për anëtarësim në UNESCO.

Gjatë javës së shkuar 44 shtete kanë mbështetur kërkesën që Republika e Kosovës për anëtarësim në UNESCO të futet në agjendën e Këshillit Ekzekutiv, transmeton Koha.net.

Po e shikuat agjendën e këtij këshilli në vitet e shkuara, ky është numër rekord shtetesh që janë bashkënënshkruese të iniciativës dhe tregon se ka një argument të gjerë në botë sipas të cilit Kosova nuk duhet të mbesë e izoluar, por të jetë e integruar në bashkësinë ndërkombëtare, i tha shefi i diplomacisë së Kosovës gazetës “Danas”, duke komentuar hapat më të rinj të bashkësisë ndërkombëtare rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

I pyetur se si i komenton reagimet e Beogradit zyrtar në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ai u përgjigj se “reagimet (e Serbisë) bien ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, e në disa pjesë janë po ashtu të papranueshme. Kemi dërguar nota proteste në të gjitha vendet anëtare për shkak të gjuhës që përdorin zyrtarët serbë, e cila është fare e papranueshme. Ambasadori serb në Paris fton kundër Kosovës në front të llojit të vet të krishterë, që thënë më së buti është një reagim shumë ekstrem.

Mendoj se shumica e shteteve të UNESCO-s vlerëson që ne nuk jemi të angazhuar në një fushatë të tillë negative dhe, ta them të vërtetën, nuk lodhem për taktikat serbe, jam i fokusuar në mbledhjen e votave për njerëzit e rinj të Kosovës që të fitojnë të njëjtat shanse si të gjithë të rinjtë e tjerë në botë në pjesëmarrje në trupin global që i kushtohet kulturës, arsimit dhe shkencës.

Rreth zhvillimit të fazës së fundit të dialogut të Brukselit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi rikujtoi se Serbia përfundimisht ka miratuar Planin e Ahtisarit.

“Ata kanë humbur shtatë vjet, por tani hap pas hapi kanë miratuar të gjitha elementet e Planit të Ahtisarit. Mund të pyesni pse çyshtë shpenzuar gjithë kjo kohë, por siç e themi ne në Ballkan, më mirë vonë se hiç. Vënia në jetë është kryesorja dhe po ashtu është vendimtare sjellja në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Në Bruksel, Qeveria serbe tregohet shumë e vullnetshme për të demonstruar gjeste të fqinjësisë së mirë ndaj Kosovës, por pastaj në Paris ose New York vazhdojnë të përdorin gjuhën e Millosheviqit në të kaluarën. E kuptoj se është kohë parazgjedhore në Serbi dhe si gjithmonë ata shfrytëzojnë Kosovën për të marrë pika nacionaliste në opinion, por ashtu siç kemi parë në Bruksel, Kosova e Serbia gjithnjë e më shumë po çimentojnë interaksionin e tyre si dy shtete të pavarura. Sistemi energjetik tash do të funksionojë në përputhje me ligjet e Kosovës, sistemi telekomunikativ do të integrohet në rrjetin e rregullt të Kosovës, kurse Asociacioni ( i komunave serbe) do të funksionojnë pa kompetenca ekzekutive, në suazat e Kushtetutës së Kosovës”.

Çfarë po ndodh rreth formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës? – është një pyetje e “Danasit” për kryediplomatin e Kosovës.

“Kosova do të ketë forcat e armatosura, meqë kjo nuk është vetëm dëshirë por edhe domosdo e dëshmuar. Kemi marrë mbështetje të madhe nga NATO për forcat tona të sigurisë dhe evoluimin e tyre dhe tash po ashtu kemi hartuar Strategjinë e Sigurisë. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë ushtri multietnike, nën kontrollin civil dhe do të jetë shumë mirë nëse politikanët serbë në Kosovë i shohin si kontribut paqes dhe arkitekturës stabile të sigurisë në Ballkan. Po ashtu jemi të vetëdijshëm se këto forca duhet të jenë të integruara në familjen e popujve atlantikë në mënyrë që në një kontakt të ngushtë me aleatët tanë të kompletojmë këtë transformim në mënyrë të përshtatshme”, i tha “Danasit” kryediplomati Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.