09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 103.39 ▲13.74%
ARI 5,091 ▼1.32%
Breaking
Kosova

Thaçi takohet me shefin e ri të BE-së në Kosovë

tha-ccedil-i-takohet-me-shefin-e-ri-t-euml-be-s-euml-n-euml-kosov-euml_hdKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook ka sqaruar se sot e ka takuar shefin e ri të misionit të Bashkimit Evropian (BE), Gabriele Meucci, dhe i ka uruar atij mirëseardhje.

Thaçi ka theksuar se shefit të ri të BE-së, i ka dëshiruar punë të mbarë në angazhimin e misionit të EULEX-it në fushën e drejtësisë.

“Biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit të EULEX-it me institucionet e vendit me synim të formimit të sundimit të rendit dhe të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, e njoftova se do të vazhdojmë me përkushtim në angazhimet e ndërmarra në fuqizimin e demokracisë, sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.