🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,890 ▼ -0.21% ETH $2,053 ▼ -0.51% XRP $1.3182 ▲ +0.9% SOL $80.2700 ▲ +1.53%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Therën për xhelozi bashkëkombësin 17-vjeçar, arrestohen dy shqiptarë

Karabinerët italianë kanë arrestuar dy autorët e vrasjes së 17-vjeçarit, Ismail Lulli, në një zonë të San Marinos. Mediet italiane bëjnë të ditur se janë arrestuar dy shqiptarët, Igli Meta, 20 vjeç dhe Marjo Mema, 18 vjeç. Motivi sipas policisë ka qenë xhelozia.

20-vjeçari Meta ishte i bindur se 17-vjeçari po dilte me ish të dashurën e tij dhe kishte vendosur ta ndëshkonte. Tgcom citon kolonelin Antonio Sommese i cili thotë se: Ismaili ishte një djalë që nuk kishte asnjë faj, përveçse të njihte persona të tjerë që shkonin në të njëjtat vende”.

Të rinjtë futën në kurth 17-vjeçarin, duke i kërkuar të laheshin bashkë në lumë, në Salva Nera, vendi i krimit. Vetëm një goditje me thikë në fyt i ka marr jetën adoleshentit Lulli. Pasi e kanë vrarë, trupin e viktimës e kanë hedhur në një luginë. Sipas dinamikës së ngjarjes së ndërtuar nga policia, dy të rinjtë më pas ishin larë në lumë për të hequr njollat e gjakut.

Igli Meta ishte gati të kthehej në Shqipëri në momentin e arrestimit. Kur karabinierët kishin shkuar për ta pyetur, 20- vjeçari ndoshta po përgatitej të largohej, pasi flinte në makinë dhe kishte me vete një sasi parash.

Ka qenë shoku i tij, Marjo Mema që ka pranuar krimin dhe ka bashkëpunuar me hetuesit. Në rindërtimin e fakteve Mema, 19 vjeç ka një pozicion më pak të rëndë se Meta, i cili ka qenë ekzekutori i krimit. Hetimet vijojnë, por ende nuk është gjetur arma e krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.