🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.60 ▲3.94%
ARI 4,358 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,435 ▲ +3.32% ETH $2,135 ▲ +3.99% XRP $1.4111 ▲ +2.17% SOL $90.0700 ▲ +4.16%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Tirana i përgjigjet Shkupit: Zbatoni Ohrin, lërini ankesat!

Ministria e Jashtme thërret ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri

Tirana nuk i konsideron ndërhyrje në punët e brendshme qëndrimet e shprehura dhe i kërkon Shkupit që të ofrojnë zgjidhje me maturi

Ambasadorit maqedonas iu tha se shkaqet e këtyre situatave duhen kërkuar brenda Maqedonisë dhe te moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Ministria e Jashtme

Nota e protestës së Republikës së Maqedonisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, nuk është përtypur mirë as në Tiranë e as në Prishtinë, që i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë Shkupit. Dy ministritë e Jashtme, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, kanë thirrur ambasadorët respektivë të Maqedonisë për t’u paraqitur shqetësimet në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet që kanë irrituar komunitetin shqiptar pas vendimit të gjyqit “Monstra”.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë thirri në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Tiranë për t’i shprehur keqardhjen dhe pakënaqësinë për moskuptimin e mesazheve të përcjella nëpërmjet deklaratave të zyrtarëve shqiptarë, referuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Ambasadorit iu rishpreh shqetësimi për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave. MPJ theksoi se kjo mënyrë sjelljeje nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes, dëmton marrëdhëniet ndëretnike e harmoninë midis komuniteteve. Për më tepër, qëndrimet e Republikës së Shqipërisë janë në të njëjtën linjë me shqetësimin e shprehur nga faktori ndërkombëtar. Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar dhe ka shprehur në mënyrë sistematike mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ-së.

Tirana zyrtare nuk i konsideron ndërhyrje në punët e brendshme qëndrimet e shprehura deri tani, si dhe i kërkon Shkupit që të ofrojë zgjidhje me maturi. “Ambasadorit iu vu në dukje se këto deklarata nuk mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Ato përbëjnë një shprehje të natyrshme të shqetësimit për situatën e krijuar dhe njëkohësisht bëjnë thirrje për maturi dhe gjetjen e zgjidhjeve. Republika e Shqipërisë është e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë. Ambasadorit maqedonas iu theksua se kemi përshtypjen se nota verbale e MPJ të Maqedonisë është më shumë një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi i çështjes. Jemi të mendimit se shkaqet e këtyre situatave duhen kërkuar brenda Maqedonisë dhe te moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Çdo përpjekje për të kërkuar shkaqe apo faktorë të tjerë dhe për më tepër jashtë kufijve të Maqedonisë, do të ishte joproduktive. Republika e Shqipërisë e konsideron zbatimin në frymë dhe në germë të Marrëveshjes së Ohrit si shtyllën kryesore të shtet-ndërtimit demokratik dhe busull orientuese për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok kërkojnë mirëkuptim dhe përpjekje të përbashkëta. Shqiptarët e Maqedonisë janë jo vetëm një urë bashkëpunimi, por faktor shtet-ndërtues me një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit”, thuhet në deklaratën mbi takimin me ambasadorin Stojan Karanajov. Protestat dhe dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve kanë qenë objekt i diskutimit mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij Maqedonisë. Sipas “Top Channel”, Bushati i ka përcjellë shqetësimet homologut Popovski për ngjarjet e Shkupit gjatë Forumit Rajonal në Kotorr dhe më pas në atë të Dubrovnikut, në një takim “tet a tet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.