☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.55 ▼1.81%
ARI 4,745 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,538 ▲ +3.16% ETH $2,132 ▲ +5.2% XRP $1.3508 ▲ +3.07% SOL $83.4600 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tiranë, gjendet një biçikletë me eksploziv pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”

Një biçikletë me eksploziv është zbuluar sot në kryeqytet. Mësohet se biçikleta është zbuluar sot rreth orës 05:30 të mëngjesit në afërsi të shkollës ‘Petro Nini Luarasi”.

policia_makinaMësohet se një kallëp tritoli i lidhur me celular ishin montuar në biçikletë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar Njësia antieksploziv për çaktivizimin e lëndës plasëse. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për të zbuluar autorët që lanë biçikletën në afësi të gjimnazit.

SHPERTHIMET ME TRITOL

Edhe pse nuk dihet kush ishte shënjestra kësaj radhe, kujtojmë se dy ditët e fundit kanë qenë të mbushura me shpërthime tritoli. Dy ditë më parë dy shpërthime me eksploziv dhe një në tentativë u regjistruan në tri zona të ndryshme të kryeqytetit, brenda një harku kohor prej 4 orësh, duke përhapur panik dhe terror në masë. Në shënjestrën e njërit prej akteve terroriste ishte familja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në biznesin privat, farmaci të Bashkim Tahirit, babai i ministrit që ndodhet në rrugën “Kongresi i Manastirit”, shumë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shpërtheu një sasi e madhe lëndë plasëse.

Nga hetimet rezultoi se atentatori kishte përdorur një biçikletë për të kryer aktin e vendosjes së eksplozivit në faramacinë e babait të Ministrit të Brendshëm. Një orë më vonë, një minë e telekomanduar shpërtheu në derën e apartamentit të Alfred Nomanit, ish-shefi i Komisariatit nr.3 në Tiranë, vartës i Saimir Tahirit. Banesa e zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit ndodhet vetëm një rrugicë larg nga farmacia e Bashkim Tahirit, konkretisht përballë Pediatrisë në QSUT. Shpërthimi në banesën e Nomanit ndodhi në 3:50 minuta dhe ekspertët thanë se eksplozivi ishte vendosur në sheshpushimin e pallatit. Na banesën e Nomanit nuk ndodhej asnjë prej pjesëtarëve të familjes. Akti i tretë, mbeti në tentativë.

Policia u njoftua se në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës, ishte lënë një pako e dyshimtë. Ekspertët xhenierë bënë shpërthim të telekomanduar, duke shmangur pasojat e rënda në njerëz, nëse mina do të kishte shpërthyer. Në fakt, pikërisht shumë pranë stacionit ku do të kryhej akti i tretë, ndodhet banesa e prindërve të Saimir Tahirit, Bashkim e Luiza Tahiri. Ekspertët thanë se në të tria rastet, sasia e eksplozivit është afërsisht nga 400 gramë dhe dyshohet të jetë e njëjta dorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.