☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,800 ▼ -0.02% ETH $2,236 ▲ +0.2% XRP $1.1633 ▼ -1.89% SOL $89.7300 ▼ -0.61%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Tiranës i duhen medoemos pikët, pa fitore në Durrës prej nëntorit 2023

Seria e përballjeve direkte mes Tiranës dhe Teutës konfirmon një trend negativ për bardheblutë, sidomos në sezonet e fundit, pikërisht në një moment kur Tirana po lufton për mbijetesë. Në tre përballjet e këtij sezoni në Superiore, Tirana nuk ka arritur asnjë fitore. Humbja 0-1 në shtëpi, barazimi 1-1 në transfertë dhe një tjetër barazim […]

Seria e përballjeve direkte mes Tiranës dhe Teutës konfirmon një trend negativ për bardheblutë, sidomos në sezonet e fundit, pikërisht në një moment kur Tirana po lufton për mbijetesë.

Në tre përballjet e këtij sezoni në Superiore, Tirana nuk ka arritur asnjë fitore. Humbja 0-1 në shtëpi, barazimi 1-1 në transfertë dhe një tjetër barazim 0- 0. Pra, vetëm 2 pikë të marra dhe një golaverazh minimal 1-2, që tregon vështirësi të mëdha në fazën sulmuese. Por nëse zgjerojmë panoramën, dominimi i Teutës bëhet edhe më i dukshëm.

Në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit mes tyre, Tirana ka marrë vetëm 3 barazime dhe 4 humbje, pa asnjë fitore. Edhe më gjerë në vite, përballjet mes dy skuadrave kanë qenë të balancuara, por vitet e fundit kanë anuar dukshëm nga Teuta. Tirana ka pasur momente dominimi në të kaluarën, por aktualisht nuk po arrin të gjejë zgjidhje ndaj durrsakëve, të cilët shpesh e ndëshkojnë në momentet kyçe.

Sipas të dhënave të përballjeve direkte, fitorja e fundit e KF Tirana ndaj Teuta ka ardhur më 6 mars 2024, në Kupë, me rezultatin 2-1. Pas asaj ndeshjeje, Tirana nuk ka arritur më asnjë fitore ndaj Teutës, duke regjistruar barazime dhe humbje në vazhdimësi. Në kampionat, fitorja e fundit është edhe më herët, më 1 nëntor 2023, kur Tirana fitoi 2-0.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.