Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,582 ▼ -0.33% ETH $1,994 ▼ -1.61% XRP $1.3264 ▼ -1.68% SOL $81.9800 ▼ -1.5%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Amerika

Tjetër telash për Clinton, e-mail nga iPad dhe Blackberry

Hillary Clinton, kandidate e mundshme në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, u ka dërguar e-mail bashkëpunëtorëve të saj kur ishte sekretare e Shtetit me një tabletë iPad dhe celular Blackberry.

clinton-celulariKështu tregojnë dokumente të siguruara nga agjencia e lajmeve “Associated Press”, që përgënjeshtrojnë kështu deklaratat e derimësotme të ish-Zonjës së Parë se kishte përdorur ekskluzivisht një adresë poste elektornike në një server personal, për të udhëtuar me një dispozitiv elektronik të vetëm.

Në fillim të muajit ish-shefja e diplomacisë amerikane u akuzua gjithashtu për shkelje të rregullores, pasi u kishte dërguar mesazhe vartësve të saj nga një adresë personale e-maili.

Nga ana e saj, Clinton e pranoi se deri diku kritikat qëndronin, por nga ana tjetër këmbënguli se nuk ka thyer rregulla ose ligje duke përdorur llogarinë e saj personale, duke bërë të qartë se pas këtij fakti nuk fshihet asnjë qëllim i dyfishtë.

Megjithatë, republikanët në Kongres kanë kërkuar transparencë duke pretenduar se Clinton mund të ketë shkelur rregulloret e qeverisë, nëse jo ligjet federale.

Kjo polemikë ka tendosur edhe marrëdhëniet me administratën “Obama”, e cila është gjendur përballë faktit se duhet të japë përgjigjen e të ashtuquajturit “skandali i email-eve të Clinton”.

Nga ana e saj, ish-sekretarja e Shtetit iu përgjigj kritikave duke u bërë thirrje autoriteteve që të publikojnë mesazhet e postës së saj elektronike, duke theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.